Nano president? Kodheli: Pse jo, me rëndësi procesi transparent
TIRANE- E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi se ish-kreu i PS-së Fatos Nano i ka të gjitha mundësitë për të kandiduar për postin e presidentit të ri të vendit.
“Gjithsecili që e meriton dhe kalon këtë proces dhe merr votat siç e kërkon Kushtetuta mund të jetë president. Pse jo edhe Nano. Është një person që i ka dhënë politikës shqiptare dhe është një njeri që duke dalë mbi palët, është një ndër kandidaturat që mund të hyjë në këtë proces. Sepse i rëndësishëm është procesi, nëse është transparent, i drejtë, jo abuziv të jeni të sigurt se do të bëjmë më të mirën për vendin.”- deklaroi Kodheli.
Kodheli tha më tej se Presidenti i ri i vendit duhet të dalë nga një tryezë konsensusi. Ajo shprehu vullnetin e PS-së për tu ulur në tryezë me Partinë Demokratike.
“Duhet të këtë një mënyrë diskutimi në një tryezë konsensusi, që të na çojë tek kandidatura më e mirë. Të gjitha rrugët janë të hapura. Ne jemi të gatshëm t’i hyjmë këtij procesi me dëshirën e mirë të PD-së.
EMERGJENCA NGA BORA, KODHELI: QEVERIA FSHEHU SITUATËN REALE
Deputetja Kodheli deklaroi se qeveria nuk e përballoi sic duhet situatën e krijuar nga bora në vend. Sipas Kodhelit, opozita ngriti Shtabin e vetë të Emergjencave për të informuar publikun, pasi qeveria e fshehu situatën reale.
“Ka një ligj të emergjencave që duhet të zbatohet. Në nenin 5 të tij thuhet që qeveria që është përgjegjëse duhet të informojë Presidentin dhe Parlamentin për gjithcka ndodh, për shkak të motit apo shkaqe të tjera. Në momentin kur qeveria nuk e bën një gjë të tillë, kur Parlamenti nuk mblidhet në emergjencë neve na lind detyra të informojmë publikun. Qeveria fshehu situatën reale të emergjencës. Fshehja nga paaftësia për ta përballuar emergjencën. Ndihmat nuk shkuan në kohë në disa zona, jo të gjithë njerëzit e sëmurë u asistuan”, tha Kodheli.
Ngritja e shtabit të Emergjencave nga ana e PS, sipas Kodhelit nuk u bë për të rivalizuar qeverinë, por për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në nga bora.
“Ne ngritëm një shtab që funksiononte për të marrë informacione. Ne mundësuam asistencë për njerëzit e këtyre komunave. Si mund të rrija të shikoja nga ekrani teksa komunat ku u zgjodha deputete ishin mbuluar nga dëbora? Është ndër detyrat e mia primare të asistoj qytetarët e mi në kohën që qeveria nuk e ka bërë”, tha deputetja e majtë.
Kodheli foli edhe për mbledhjen e Kryesisë së PS-së, në të cilën tha se u diskutua për ecurinë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare dhe problematika të tjera me të cilat përballet çdo ditë PS-ja, sic shtoi Kodheli.
BIZNESI, BAZA E RIPËRTËRITJES EKONOMIKE
Duke u fokusuar tek ekonomia e vendit, Kodheli theksoi se rritja ekonomike shqiptare rritet me 2 njësi, në një kohë që sipas saj borxhi rritet me katër njësi.
Sipas Kodhelit, “Shqipëria duhet të ndryshojë modelin e saj ekonomik dhe të specializohet për të prodhuar, pasi nuk mund të shesim vetëm fuqi punëtore dhe minerale të papërpunuar.”
“Hyrja në BE dhe në Eurozonë duhet menduar mire, Shqipëria duhet të ketë një program strategjik për ta bërë atë. Shqipëria nuk duhet të shtyhet për të hyrë në BE, por duhet ta meritojë atë.”- vijoi më tej deputetja socialiste.
Sipas Kodhelit, Shqipëria ka nevojë për një ripërtëritje ekonomike, që sipas saj duhet të ketë si bazë mbështetjen ndaj biznesit. “Ekonomia shqiptare është akoma shumë e dobët, e paspecializuar dhe e pamodeluar. Gjëja që ne mendojmë se do të jetë baza e një ripërtëritje të ekonomisë do të jetë biznesi shqiptar.”- u shpreh Kodheli.
BIZNESI I SIGURT NËN QEVERISJEN SOCIALISTE
Deputetja Kodheli e ndali vëmendjen e saj tek programi “Rilindja Kombëtare”, ku vecoi masat që do të marrë opozita për të rimëkëmbur ekonominë, nesë vjen në pushtet.
“Ne si forcë politike kemi si parim shpërndarjen më të mirë të të ardhurave. Kush merr më shumë do taksohet më shumë. Bizneset nuk duhet të frikësohen nga taksimi progresiv. Në themel të programit tonë mbetet rritja e investimeve në biznes. Biznesi do të jetë i sigurt nën qeverisjen socialiste, do t’i hiqen taksat deri sa të rimëkëmbet. Sot infermierët, policët, arsimtarët taksohen 10 herë më shumë, ndërkohë që paga nuk i është rritur 10-fish, nuk është e ndershëm që unë si deputete taksohem më pak se një infermiere, unë duhet të taksohem më tepër, presidenti, kryeminstri më tepër”, tha Kodheli.
NUK BËJMË ALEANCË ME LSI
Ajo mohoi edhe njëherë mundësinë e një aleance me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 2013-ës. “Nuk shoh asnjë hapësirë për LSI në forcën tonë të majtë”, tha Kodheli.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)