E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria blen nje helikopter per VIP-at

Vendimi

Qeveria shqiptare ka vendosur dje te bleje edhe nje tjeter helikopter nga kompania franceze Eurocopter me te cilen ka lidhur edhe nje marreveshje bashkepunimi per sa i perket blerjes se ketyre produkteve per llogari te ministrise se Mbrojtjes. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave u miratua edhe drafti Per miratimin e kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes te Republikes se Shqiperise dhe Eurocopter per furnizimin me 1 nje helikopter EC 145 VIP. Ky helikopter i ri duket se do ti kushtoje buxhetit te shtetit teksa ne vendim theksohet se ai do te shlyhet nga te ardhurat buxhetore te vitit 2011 dhe per ta paguar do te perdoret menyra e leter-kreditit. Per kete vendim qeveria ngarkon ministrin e Mbrojtjes per vijuar procedurat e metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›