Spanja në çerekfinale, Vija bomberi i Europianit
Spanjë-Suedi 2-1. Sërish Vija. Goli i katërt i tij në Euro 2008, dhe golashënuesi më mirë historik i Spanjës në Kampionatet Europiane. Edhe Suedia gjunjëzohet para ligjeve të bomberit të Valencias. Por kësaj radhe, goli i “El Guaje” ka një shije të veçantë pasi u shënua në minutën e 92-të, duke i çuar “Furitë e kuqe” në çerekfinale. Goli i Vijës kësaj radhe i dha një zgjidhje një ndeshje, që dukej se do të mbyllej në barazim, një rezultat që në fakt u shkonte mbarë dy skuadrave. Pjesa e parë pati një fillim të njëjtë me atë që Spanja në fitoren kundër Rusisë (4-1). “Toreadorët” spanjollë në sulm, dhe Suedia me një lojë të shpejtë në kundrasulm, duke shfrytëzuar një as si Ibrahimoviç. Iniesta hodhi një top në zonë dhe në të 15’, “El Nino”, Fernando Torres zgjat këmbën në formë volej për ta goditur më parë se gjithë të të tjerët, për ta çuar në rrjetë. Mesfusha iberike duket se funksioni në mënyrë perfekte, e drejtuar nga një fantazisti shkëlqyer si Ksavi. 45 minutat e para kanë kohë edhe për golin e barazimi të Suedisë, të realizuar nga askush tjetër, por prej gjigantit Zlatan Ibrahimoviç. Në minutën e 33-të sulmuesi i Interit pas mposhti në një duel fizik Serxho Ramosin, gjeti këndin e zbrazët të portës spanjolle, për ta bërë të pa dobishëm ndërhyrjen e portierit Iker Kazijas. Emocionet e pjesës së dytë janë më të ftohta, në një 45 minutësh që ka më shumë ngjyra barazimi. Spanja provoi parasëgjithash me Fernando Torresin, por nuk arrin të mposhtë portierin kundërshtar. Në kohën shtesë erdhi më në fund goli i katërt i David Vijës (92’). Spanja arritur të sigurojë matematikisht një vend në çerekfinale, edhe pse nuk është vendosur përfundimisht vendi i parë. Për Suedinë do të jetë e rëndësishme të mos gabojë në sfidën e fundit kundër Rusisë.
16 Qershor 2008