Naoto Kan kryeministër i ri i Japonisë?
Ministri i Financave, Naoto Kan, siguroi përkrahjen e rivalëve të tij potencial në radhët e partisë në pushtet dhe doli dje në sipërfaqe si kandidati i vetëm për kryeministër të ri të Japonisë.
Kan, 63 vjet, i cili ushtron edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, deklaroi se do të kandidojë në garën për kryetar të ri të e partisë në pushtet, për të zëvendësuar Yukio Hatoyaman, i cili dha dorëheqje të mërkurën pas tetë muajve në pushtet, për shkak të pakënaqësisë së opinionit publik, për shkak të mosrealizimit nga ana e tij të premtimeve, të bëra gjatë fushatës zgjedhore.
Për shkak se partia në pushtet, Partia Demokratike e Japonisë, e ka shumicën në dhomën e fuqishme të poshtme të parlamentit, kryetari i ri i kësaj partie pothuajse me siguri se do të jetë kryeministri i ri i Japonisë.
Kryetari i ri do të përballet me detyrën e vështirë për të ringjallur besimin e votuesve në partinë në pushtet, para zgjedhjeve për dhomën e epërme të parlamentit, të cilat do të zhvillohen në korrik.