Ban kërkon zhbllokimin e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka kërkuar nga Izraeli, që menjëherë ta tërheq bllokadën e Rripit të Gazës, në mënyrë që ndihmat humanitare të mund të hyjnë në këtë territor.
”Tragjedia vetëm e thekson problemin serioz. Mbyllja e gjatë e Rripit të Gazës është e paqëndrueshme dhe e gabuar. Ajo i dënon civilët e pafajshëm. Autoritetet e Izraelit duhet ta tërheqin menjëherë bllokafën”, tha Moon.
Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbrojtur bllokadën, duke thënë se ajo është e nevojshme për parandalimin e kontrabandimit të raketave dhe të armatimit tjetër në Rripin e Gazës, nga Irani dhe shtetet tjera. Ai theksoi se Izraeli nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos ta ndalë flotën.
Në Gjenevë, Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, me shumicë votash ka vendosur për ndërmarrjen e hetimeve ndërkombëtare.
Edhe Liga Arabe ka theksuar se do të shtojë përpjekjet për dhënien fund bllokadës izraelite ndaj Rripit të Gazës.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Ligës, Amr Mussa pas një takimi të jashtëzakonshëm në Kajro, të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare.
Vendet arabe në Kombet e Bashkuara do të kërkojnë së bashku me Turqinë një takim të Këshillit të Sigurimit. Qëllimi është miratimi i një rezolute me të cilën Izraelit do t'i kërkohej heqja e menjëhershme e bllokadës.
Ministrat e Ligës përshëndetën edhe vendimin e Egjiptit për të hapur kalimin e vetëm kufitar të vendit me Rripin e Gazës. Me takimin e jashtëzakonshëm, Liga Arabe reagoi ndaj sulmeve ushtarake izraelite ndaj flotës ndërkombëtare humanitare për Gazën.
Të hënën si pasojë e këtyre sulmeve u vranë të paktën nëntë aktivistë turq.
Në ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit ka urdhëruar diplomatët e saj në Ankara dhe Stamboll të largohen nga Turqia.
Ministria njoftoi se kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e rritjes së kërcënimeve të sigurisë për diplomatët jashtë shtetit.
Gjatë ditës së djeshme ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu garantoi jetën e diplomatëve dhe të turistëve izraelit, duke theksuar se ato nuk kanë faj për veprimet e qeverise së tyre.
Në anën tjetër, qindra shtetas të huaj, që ishin pjesë e flotës me ndihma për palestinezët në Rripin e Gazës, kanë arritur në Stamboll të Turqisë, pasi janë dëbuar nga Izraeli.
Aktivistët janë pritur si heronj nga zëvendës kryeministri, Bulent Arinc dhe politikanë të tjerë, pas arritjes në aeroportin e Stambollit.
Zyrtarët thanë se në aeroplanët, që arritën zbarkuan sot në Turqi dhe në Greqi, ishin edhe kufomat e 9 personave të vrarë nga ndërhyrja izraelite në 6 anijet, me 527 aktivistë, të cilët ishin arrestuar nga ana e Izraelit.