E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i filmit, një hap i guximshëm


Një nga objektet e ekspozuara në panairin e Alba Film Studios, në Panairin Klik Ekspo Klik

Elsa Demo

Një ish-ndërmarrje e prodhimit të filmit, Kinostudio Shqipëria e Re, Alba Filmi i sotëm, që prodhonte 14 filma artistik në vit, dhjetëra dokumentarë e filma të animuar deri në vitin 1990, u rrëzua pas kësaj me shpejtësi marramendëse. Pati vite që nuk u prodhua fare film, dhe për fat të mirë, me krijimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike, sipas Ligjit Për Kinematografinë, kinemaja shqiptare, jo vetëm u ngrit nga pika e vdekjes, por bashkëprodhimet me të huajt, një formë zgjidhjeje për vendet e Lindjes, funksionuan.

Alba Filmi sot është një ndërmarrje që bën servis kinematografik sa për të thënë. Në faqen zyrtare prezantohet si distributori më i madh filmik në vend kur nuk është, nuk është as më i vogli. Ka ambjente e kthina ku ruhet rekuizita, kostumet, trashëgimia e disa dekadave e mbyllur brenda mureve.

Alba Film Studio, si shoqëri aksionere me varësi të dyfishtë nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Ekonomisë, kryen funksionin e administrimit të qiradhënies së pjesëve të korpusit të ish-Kinostudios dhe e vetëfinancuar nga një pjesë e vogël e këtyre të ardhurave, ka qenë gjithnjë në prag të falimentimit. Me 10 punonjës ajo kryen funksionet e mësipërme, asgjë më shumë.

Ish Kinostudio është raportuar si një vend me të cilin autoritet politike të shtetit kanë vepruar në mënyrë abuzive me copëzimin e kapitalit fizik, me transformimin e konstruksioneve, shërbimeve dhe inventarit fizik në favor të subjekteve private si operatorë televizivë, shkolla, kompani prodhuese e tregtare, duke lejuar amortizimin e mjeteve dhe shërbimeve kinematografike.

Në të dyja rastet kur është riparë Ligji Për Kinematografinë i vitit 1996, asnjë akt nënligjor nuk e ka marr në konsideratë AFS-në. Mundet, në rishikimin e tretë që është duket iu bërë ligjit. Sepse shndërrimi që pritet të ndodhë në ASF kërkon një bazë ligjore. Brenda Studios po krijohet një destinacion i ri: Muzeu i Filmit që jep mundësi për rivitalizimin e objektit.

Drejtori Fatmir Musaj shpalli të dielën në mbrëmje idenë e projektit për rikonstruksionin e godinës dhe një ide fillestare për Muzeun e Filmit Shqiptar. Në një kënd të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës Klip Expo Klik, AlbaFilmi afishon dy idetë e mëdha dhe ekspozon disa objekte: kamera ruse, gjermane, bobina me regjistrime origjinale nga filmat shqiptarë, një makinë millecento që është shfaqur për herë të fundit te Gjoleka, djali i Abazit i Dhimitër Anagnostit; një pajton, njëri nga ata që shfaqet në ndjekjet e zonjëzës Lulushe nga doktor Adhamudhi te Pas vdekjes i Kujtim Çashkut.

Drejtori Fatmir Musaj që vu në qendër në vëmendjes dy vite përpara në konfliktin me Akademinë Marubi dhe regjisorin Çashku, ka dashur të thotë në atë afishe se nëse do të lërë gjë pas kur të mos jetë në detyrë, ky do të ishte Muzeu i Filmit.

Musaj pohon se ka për të qenë një muze pa ngjyra politike. Do të thotë se baza e trashëgimisë së AlbaFilm Studios, që në shumicë përbëhet nga prodhime të ngjizura me propagandë, do të gjykohet me objektivitet?

Në këto punë aplikimi i objektivitetit, shkencës dhe profesionalizmit tërheq frikën nga pas.

Në faqen zyrtare të AFS, Historiku i Kinostudios sikur të jetë shkruar nga dora e ekspertëve të censurës. Ja një shembull që flet për prodhimin filmik të vitit 1974: Filmi që bëri më shumë jehonë ishte Katër Këngë për Partinë (R: V. Gjika) dhe një tjetër film me vlera artistike ishte Përjetësi (R: Dh. Anagnosti). Po këtë vit u xhirua dhe filmi E Vërteta mbi Fenë dhe numri i filmave artistikë arriti në 6 ndër të cilët përmendim Shtigje Lufte dhe Rrugë të Bardha.

Të mos jesh militant nuk do të thotë të jesh profesionist. Rreziku i djeshëm dhe i sotëm i institucioneve të kujtesës fle në këto dy tipare të mentalitetit. Për një ide të mirë si Muzeu i Filmit, ky mentalitet është shenjë e keqe.

Në projekt idenë e drejtorit Musaj shikon se në muze do të hyjnë bashkë me të ndjerët dhe të gjallët: Aleksandër Moisiu dhe Eliza Dushku, Bekim Fehmiu dhe Laureta Meçi, John Belushi dhe Agim Kaba, James Belushi dhe Elona Bojaxhi, Liri Begeja, Sten Dragoti dhe Masiela Lusha aktore, poete dhe themeluese ne vitin 2007, e një kompanie produksioni në Amerikë e quajtur Illuminary Pictures. Sepse të gjithë i bashkon motivi i krenarisë dhe identitetit shqiptar, thuhet në projektin e shpallur.

Të jesh krenar për atë që je është shenjë e një mentaliteti që ndryshon ngadalë. Shenjë e keqe e një ideje të mirë.

Sfida e Fatmir Musajt është që të paktën Muzeu të ngrihet me të ardhurat nga qiratë, ndërsa për zbatimin e projektit të rikonstruksionit do të ndiqet procedura e tenderimit.

Ajo pjesë që ka mbetur nga Kinostudio, pjesa e korpusit kryesor, objekt me vlera arkitekturore, historike, vepër e rëndësishme e pesëvjeçarit të parë, e projektuar nga Studioja e Arkitekturës Moskë dhe inauguruar më 10 korrik 1952, do të jetë vendi i Muzeut të Filmit në 2000 m2. Prapa shpinës së drejtorit Musaji ekspozohet një godinë e pastër, e bardhë, e qëruar nga bojërat e kuqe, myku dhe barërat përreth, të gjitha ndyrësitë që i ka në gjendjen e sotme objekti më monumental i shekullit të njëzetë që mbetur Tiranës periferike.

Intervista me drejtorin e Alba Film Studios, Fatmir Musaj

Kështu siç e shikojmë do të jetë korpusi qendror?

Kjo është pamja e ardhshme për Muzeun e Filmit.

Një pamje të tillë është parë në kronikat e viteve pesëdhjetë të Hamdi Ferhatit. Si do të arrihet deri këtu?

Muajin e ardhshëm hidhet për tenderim projekti i rikonstruksionit për mjediset e Alba Film Studios. Zyrat tona do të kalojnë nën çati dhe gjithë hapësira i mbetet muzeut. Sigurisht procesi ka për tu ndjekur me skrupulozitet të madh sepse është një godinë e bukur, elegante, e përshtatshme për Muzeun e Filmit Shqiptar.

Sa hapësirë keni për këtë?

Albafilm mbetet në hapësirat që ka. Muzeu shtrihet në 2000 m2, në të dyja katet. Në një të ardhme, kur shumë shpejt Qendra Kombëtare e Kinematografisë të lëvizë, do të vëmë në dispozicion dhe këtë pjesë. Pjesën tjetër e ka Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Mjafton?

Po mjafton. Për iniciativën që unë kam marrë mjafton. Dikush tjetër pas meje, mund të bëjë më shumë.

Objekti degradon dita-ditës ndërkohë që ju po punoni për këtë projekt…

Nuk është mbajtur sekret, por është punuar për ta lexuar këtë ambicie në momentin e duhur që është sot. Janë gjetur fondet për rikonstruksionin e godinës, njëkohësisht dhe për të bërë muzeun.

Sa janë këto fonde?

Rikonstruksioni me gjithë konceptin e muzeut kushtojnë rreth 60 milionë lekë. Mendojmë të celebrohet për 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Ky kontribut nuk mund të kuptohet pa ndihmën e kineastëve dhe aktorëve shqiptarë.

Si do ta tregonte historinë e filmit shqiptar ky muze?

Si një ndërthurje e klasikes me modernen. Jo një muze ku të jepet në mënyrë kronologjike e gjithë historia e kinemasë shqiptare, por në një koncept që të spikasin vërtet vlera. Muzetë shqiptarë vuajnë shumë nga konceptimi. Muzeun ynë do të jetë vërtet kombëtar, një hapësirë për komunikim me profesionistët. Të rinjtë do të ballafaqohen me një realitet kritik e aspak të mo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›