Napoli konsideron shitjen e yjeve

Napoli është i gatshëm të konsiderojë oferta për yjet Ezequiel Lavezzi, Edinson Cavani dhe Marek Hamsik, ka pranuar presidenti i klubit, Aurelio di Laurentiis.
Treshja e futbollistëve janë kërcënimi kryesor i skuadrës nga San Paolo dhe kanë shënuar bashkërisht 35 gola deri më tani gjatë këtij sezoni. Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për ta dhe Di Laurentiis nuk ka përjashtuar mundësinë e shitjes së tyre.
“Nëse ata kanë para për të paguar, unë do të pres oferta”, tha Di Laurentiis për Daily Mirror.