Anzhi hedh sytë edhe nga Keita i Barcelonës
Anzhi Makhaçkala është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Sejdu Keita. Klubi i pasur rus është duke planifikuar të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit dhe Keita është i rreshtuar lartë në listën e blerjeve të klubit. Politikat transferuese te Anzhi po drejtohen nga lojtari dhe trajneri i klubit, ish-legjenda e Real Madridit, Roberto Karlos, dhe ai është një fans i madh i mesfushorit të Malit. Pasi transferoi ish-sulmuesin e Interit, Samuel Eto’o, Anzhi është lidhur edhe me emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe atij botëror, si Robin van Persi e Nejmar.