E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, pas Xhakës

Granit Xhaka kërkohet nga shumë klube evropiane. Së fundmi interesim për futbollistin shqiptar ka shfaqur edhe klubi italian Napoli. Pas humbjes nga Juventusi, napolitanët po mendojnë për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e së dielës mbrëma ka vënë në pah mungesën e një ekipi kompakt, i cili do të mund të luftonte për ndonjë titull. Prandaj klubi italian dëshiron ta nisë me përforcime që nga futbollisti i Baselit, i cili do të largohet gjithsesi nga kampioni zviceran gjatë verës. Kartoni i Xhakës vlen së paku 10 milionë euro.

Paraqitjet e mira me Baselin dhe me përfaqësuesen e Zvicrës në dy vitet e fundit bënë që shumë skuadra të shfaqin interesim për 19 vjeçarin. Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hamburg, Juventus e Milan janë skuadrat që janë duke e vëzhguar me kujdes talentin kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›