Napoli shkaterron Inter

Pjese nga ndeshja Napoli arriti nje fitore te jashtezakonshme ne San Siro 3-0 ndaj Inter duke u ngjitur ne renditjen provizore ne vend te pare ne Serine A.
Nje rezultat ne fakt qe u percaktua nga shume gabime te arbitrit Roki por qe gjithsesi nuk zbeh aspak forcen e napolitaneve qe me pare kishin mundur edhe Milanin. Pas nje fillimi te mire te zikalterve ne minuten e 41 erdhi dhe momenti i ktheses se takimit. Obi u largua me te kuqe per nje nderhyrje ndaj Maxhio. Pavaresisht protestave te vendasve gjyqtari akordoi nje penallti per Napolin te cilen nuk arriti ta realizonte Hamshik ndersa Kampanjero rregulloi gabimet e shokut te tij . Me nje lojtar me pak dhe per me teper me trajnerin Ranieri ne tribune i ndeshkuar edhe ai pjesa e dyte ishte teper pasive per zikalterit te cilet u duken te lodhur dhe pa rendiment. Ne minuten e 56-te Maxhio shfrytezoi nje gabim te Nagatomo ndersa ne minuten e 75-te Hamshik vulosi shifrat perfundimtare 3-0 nje rezultat qe Napoli nuk e arrinte ne 17 vitet e fundit.