Perballja me Espanjol Mourinho Lojtaret jane te motivuar

Reali i Madridit kërkon kreun e renditjes teksa do të do të mbyllë javën e gjashtë të kampionatit spanjoll me ndeshjen e vështirë në fushën e Espanjol. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho vjen në këtë sfidë pas fitores 3-0 në mesjavë kundër Ajaksit të Amsterdamit, ndërsa tekniku portugez ka kërkuar nga skuadra e tij të përsërisë lojën spektakolare që zhvilloi në “Santiago Bernabeu”.
Sipas Mourinhos, kundërshtari do të përpiqet të mbrohet me të gjitha forcat, duke ia bërë më të vështirë punën skuadrës së tij. “Të gjithë futbollistët janë të motivuar dhe nuk duhet ndonjë punë e madhe nga ana ime. Skuadra e di se cfarë do të kërkojë në këtë transfertë, që për mendimin tim do të jetë e vështirë. Por, nëse luajmë ashtu sic bëmë kundër Ajaksit, jam i bindur te fitorja’, ka thënë Mourinho.
Portugezi nuk do të ketë në këtë sfidë sulmuesin francez Karim Benzema, ndërsa dëmtimi i tij është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, e cila më 7 tetor do të luajë në Paris kundër Francës.
“Më vjen keq për Benzema, pasi kishte gjetur formën e tij më të mirë dhe po shënonte në cdo ndeshje. Gjithsesi, Reali nuk është nga ato skuadra që mbështetet vetëm tek një lojtar”, ka përfunduar Jose Mourinho, i cili pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë Rikardo Kaka që në ndeshjet e fundit ka treguar se është kthyer sërish në formë të shkëlqyer.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të Primera Division, Reali i Madridit ka grumbulluar 10 pikë.
Nertan Prifti