E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mbetet jashtë

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 16:00

Sergio Batista, selektor i përfaqësueses së Argjentinës, ka treguar se do të bëjë disa ndryshime për ndeshjen vendimtare kundër Kosta Rikës, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin A të Copa Americas.

‘El Checho’ planifikon ta përdorë skemën 4-2-3-1, duke i lënë jashtë Ezequel Lavezzin dhe idhullin e tifozëve, Carlitos Tevez.

“Kjo është ideja ime, do të hyjmë në fushë me këtë skemë. Skuadra është gati, nuk ka më mistere. Do të luajmë me një 9 klasik, i cili do të jetë Higuain, ndërsa Leo Messi do të jetë më i tërhequr”, tha Batista në konferencë për shtyp. Përkrah Higuain-Messi do të luajnë edhe Di Maria e Aguero. Tevez nuk bindi në dy ndeshjet e para me Argjentinën, në të cilat kjo e fundit barazoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›