E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Nuk kam asnjë dëshirë për të negociuar me grekët

Me këtë frazë, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde u përpoq t'iu japë fund diskutimeve rreth rinegocimit të Memorandumit të masave për rregullimet fiskale në Greqi.

"Nuk jam në humor për negociata apo rinegocim. Jemi në dispozicion të gjejmë të dhënat", tha Lagarde në rrjetin televiziv CNBC, kur u pyet nëse Fondi do të bjerë dakord për të negociuar mbi kushtet e marrëveshjes së kredisë mes FMN-së, të BE-së BQE dhe Greqisë.

"Jam e sigurt se qeveria greke ka shifra të shkëlqyera për të na treguar. Unë pres që të shohim atë që Greqia ka bërë në muajt e fundit për rregullimet fiskale", tha Lagarde. "Ne do të shohim se çfarë ka ndodhur muajve të fundit dhe se si ne mund të vazhdojmë në bashkëpunim me autoritetet greke", shtoi ajo.

Duke iu referuar problemit më të përgjithshëm me të cilin përballet sot eurozona, Shefja e FMN-së, Christine Lagarde argumentoi se kriza Evropiane e borxhit mbetet një "faktor i destabilitetit", që ndikon negativisht në përpjekjet e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane, duke theksuar se ekonomia amerikane do të përfitojë, kur vendet e zonës së euros të përballojnë së bashku problemin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›