E Diel, 1 Nëntor 2026

Qosja:Katastrofë historike nëse fiton sërish Berisha. Topallit i duhet vënë fre

rexhAkademiku Rexhep Qosja  shprehet se shqipëria ka nevojë ekzistenciale  për ndërrim të pushteteve.

Ky ndërrim pushteti i sjell Shqipërisë shumë gjëra , shumë kontribute , veprime të dobishme dhe masa të nevojshme për zhvillimin e saj. Sepse po  të fitojë i njëjti  njeri  pushtetin për Shqipërinë do të ishte katastrofë historike- shpereht ai.

Përsa i përket kryetares  së Parlamentit, zonjës Topalli ai komenton: Përse i thoni zonjë, zonjat nuk flasin ashtu.Kjo nuk është gjuha e zonjave , kjo ëhstë gjuha e  rrugaçeve. Shikoni, ata që flasin me këtë  gjuhë në Parlament nuk e kanë vendin në parlament. Duhet të dëbohen prej parlamentit. Por, unë mendoj  se një grua që flet në këtë mënyrë në Parlament , si flet në shtëpi dhe tek fqinjët e vet? A ka kush ti vejë fre  kësaj gruaje që të mos flaës  ashtu?Kudo, kudo ajo do të kishte fre  dhe smund të fliste ashtu. E kur them fre me këtë figurën fre nënkuptoj gjithçka- nënvizon Qosja.

Edhe pse mendon se Edi Rama ka qenë një  drejtues i sukseshëm në Bashki, nuk është e njëjta gjë në qeveri, e megjithatë Qosja pohon se do të donte që : Ta  pereceptoj  si një prijës politik që shumë më tepër këshillohet e bashkëpunon , merr mendimet  e bashkëpuntorëve qoftë edhe të partive të tjera të koalicionit dhe jo vetëm të koalicionit, teksa nënvizon se koalicioni me Ilir Metën, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe padyshim që do të jetë sukseshëm.

Akademiku Qosja shprehet se deklaratat nacionaliste të Berishës  nuk janë veçse një  kiç politik në dëm të shqiptarëve .

I kanë prishur punë , kanë shtuar një mosbesim tek shqipëtarët. Sigurisht që ndërkombëtarët i forcojnë disa kërkesa  ndaj Kosovës , por ata kanë vërejtur se  megjithatë  në Kosovë janë më të kujdeshëm në ktë pikëpamje, sepse ka një përvojë të  gjatë  dhe të hidhur në këtë fushë- shprehte ai për Shekullin.

Akademiku  iu bën thirrje gjithë shqiptarëve të marrin pjesë sa më shumë në votime ,pasi vota e tyre  përcakton ardhmërinë e Shqipërisë./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›