E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nard Ndoka: Nuk bëj koalicion me Berishën, pres krijimin e partisë së Bamir Topit

Share

Të djathtët që nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike kanë nisur të ndjejnë nevojën për krijimin e një lobi të ri të djathtë. Shpresa për një lider dhe një formacion të ri që ti bashkojë të gjiha këto parti të krijuara pas shkëputjes nga PD-ja tashmë duket se janë varur tek Bamir Topi. Ideja e krijimit të një partie të re nga ai pas lënies së presidencës ka ndezur tek partitë e tjera të djathta që nuk janë në qeveri me PD-në, por që nuk ndihen si në shtëpinë e tyre as në aleancën me PS-në, dëshirën për krijimin e një poli të ri politik në vend para zgjedhjeve të vitit 2013. Këtë gjë e pohon për gazetën Tema kreu I Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili gjithashtu thotë se PDK do të afrojë pranë vetes të gjithë spektrin demokrastian në vend. Ndoka flet gjerë e gjatë për ofertat e PD-së ndaj tij dhe për marrëdhëniet me PS-në, një ditë pasi po në gazetën Tema mohoi që të ketë plane për të hyrë në qeverinë e Berishës.

 

Intervistoi: Blerina Gjoka

 

 Zoti Ndoka, sa të vërtetë janë zërat për kontaktet tuaja të kohëve të fundit me eksponentë të PD-së? A mund të na jepni më shumë detaje rreth këtyre kontakteve dhe të asaj që është biseduar?

Ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të ndryshëm të partive të mazhorancës, por temë kryesore e bisedave tona ka qenë kryesisht reforma zgjedhore. Ne, si Parti Demokristiane, nuk jemi parti e mbyllur, as e ngurtësuar dhe as refuzuese ndaj faktorëve të tjerë politikë, pavarësisht diferencave tona, pikëpamjeve tona të ndryshme, parimet politike që natyrisht i kemi të ndryshme. Një shoqëri demokratike nuk mund të funksionojë pa dialogun, pa komunikimin, pa vlerësimin dhe respektimin e ndërsjellë të palëve. Është e kuptueshme se në kontaktet midis politikanëve  nuk janë të përjashtuara as bisedat për temat e nxehta të politikës, përfshirë edhe koalicionet dhe aleancat. Por të bisedosh, të parashtrosh pikëpamjet e tua, nuk do të thotë, se fillove të bësh pazare politike. Ne kemi diferenca të thella parimore me këtë maxhorancë, por kemi të njëjtin kah politik. Natyrisht qe kemi mjaft diferenca ne konceptimin e drejtimit te shtetit dhe panvarësine e institucioneve.  Madje edhe kur ishim në koalicion dhe bashkëqeverisnim me PD-në, ne vazhdimisht i kemi shprehur diferencat tona, por gjithnjë pa demtuar mjarrëveshjen që kishim nënshkruar, sepse një parti politike nuk mund të jetë serioze nëse nuk respekton aktet dhe marrëveshjet e nënshkruara. Thënë me fjalë të tjera ne jemi në opozitë për parimet tona, për vlerat që përfaqësojmë dhe jo se nuk mund të bëheshim pjesë e pazareve të pamorlashme. Por PDK është parti e parimeve, jo parti e pazareve politikë për tu sajdisur me pushtet, por vetëm duke përfaqësuar votat e demokristianeve shqiptar dhe alternativën kristiane në përgjithësi.

A ka pasur oferta ndaj jush dhe partisë tuaj për tu rikthyer sërish në koalicion me PD-në ose për të hyrë në qeverinë Berisha?

PD-ja ka dërguar sinjale për një bashkëpunim të mundshëm në një të ardhme të afërt. Ne kemi një marrëveshje qeverisëse me PD-në që në vitin 2007, që vetë PD-ja e prishi në mënyrë të njëanshme në vitin 2009. Kanë rrjedhur shumë ujëra që atëherë, jemi përballur ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale, por PDK-ja mbeti një forcë solide e votuar dhe e mbështetur nga qytetaret. Kur të ketë propozime institucionale, parimore, programore dhe morale, PDK-ja do të japë një përgjigje në mënyrë publike.

Ju thatë që ofertat nuk janë institucionale, nëse do të ishin te tilla, atëherë kjo do të thotë se do ta mendonit seriozisht një rikthim me PD-në ?

Ne kemi vite që jemi parti opozitare, parti që jemi ndëshkuar padrejtësisht nga një rezultat i defomuar zgjedhor dhe nga një luftë politike e paprinciptë. Ne jemi në politikë, jo për të përfituar nga abuzimi me pushtetin, qeverisja e korruptuar, këqpërdorimi i fondeve publike, por për tu shërbyer qytetarëve, për të implementuar vlerat demokristiane në të cilat besojmë në qeverisje dhe në funksionimin e shtetit dhe të demokracisë. Ne nuk jemi parti e mbyllur dhe as refuzuese, por gjithsesi edhe nëse ofertat do të ishin institucionale, PDK nuk do të lëkundej nga parimet e veta politike, por padyshim që do të shqyrtojmë me qetësi dhe vlerësim çdo propozim që vjen në drejtimin tonë.

E keni menduar që këto oferta bëhen si rrjedhojë e disa llogarive te thjeshta që PD bën për votat e 2013-ës, nëse do e pranosh këtë llogjikë, çfare llogarish po bën PDK-ja për zgjedhjet e 2013-s?

Është e natyrshme që PD-ja bën llogari të tilla për të mbetur në pushtet edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës, sic bëjnë edhe partitë opozitare për ti fituar ato. Por PDK-ja llogaritë kryesore i bën me veten, me elektoratin e saj, me potencialin e saj politik dhe njerëzor. Eshtë kjo arsyeja që ne kemi filluar një fushatë riorganizimi të partisë nga Veriu në Jug të vendit duke zgjeruar strukturat tona me të gjithë ata individë dhe grupe shoqërore që besojnë në vlerat demokristiane dhe që e shikojnë PDK-në si një alternativë politike të se ardhmes. Madje tashme kemi krijuar mundesine e bashkimit te te gjithe faktorit demokristian rreth sigles politike PDK.

Ju keni akuzuar fort PD-në për vjedhje te votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga të cilat partia juaj nuk arriti dot të nxirrte një deputet pavarësisht numrit të lartë të votave. E keni falur PD-në për këtë “vjedhje” ?

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin një humbje jo vetëm për PDK-në, por qenë një humbje për Shqipërinë. Nga këto zgjedhje u demtua pluralizmi, u dëmtuan standardet e demokracisë dhe të qeverisjes, Shqipëria humbi kohë në rrugën e saj europiane. Procesi i integrimit ngriu, qeverisja humbi standardet, konflikti politik krijoi një kosto të rëndë për vendin. Dhe e gjitha kjo u krijua se PD-ja donte të rrinte në pushtet me çdo kusht, se ajo donte të merrte atributet e popullit, të përcaktonte ajo se kush duhej të ishte në maxhorancë, kush në opozitë, dhe kush duhej të ishte jashtë skenës politike, atribut që e ka vota e qytetarëve në çdo vend normal demokratik. Nuk është PDK-ja gjykatësja që të dënon në këto raste. Në këto raste të denon historia. Ne nuk i harrojme kostot tona politike. Për fatin e keq e njejta histori vjedhje u përsërit edhe nga PS-ja në zgjedhjet lokale të 2011-ës, pra ikëm nga shiu dhe ramë në breshër. Këto histori vjedhjesh do vazhdojne gjate, nëse kodi zgjedhor nuk vendos standarde të barabarta për të gjithë.

Si po ecën aleanca juaj me PS-në? Keni vetëm divergjenca pikpamjesh për çështje të caktuara, si reforma zgjedhore, apo është vënë në pikpyetje vazhdimi i koalicionit?

Si parti opozitare kemi patur një bashkëpunim normal me partitë e tjera opozitare dhe kemi bashkuar aksionin tonë politik për kauza të rëndësishme sic janë zgjedhjet e li

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›