Kuvendi miraton Bujar Leskajn në krye të KLSH-së, tre deputetë të PD-së abstenojnë
Share
Bujar Leskaj është emëruar zyrtarisht në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas votimit të ditës së sotme në Kuvend. Për Leskajn kanë votuar pro 70 deputetë të mazhorancës, ndërkohë që tre deputetë të PD-së, Ilir Rusmali, Fatos Hoxha dhe Viktor Gumi, kanë abstenuar, duke dalë kundër vendimit të mazhorancës për të votuar Bujar Leskajn. Opozita ndërkohë, ashtu siç pritej, ka votuar kundër.
Leskaj u propozua nga ana e presidentit Bamir Topi, ndërsa opozita e kundërshtoi atë, për shkak se është anëtar i PD-së.
Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar gjithashtu edhe kandidaturën e Ardian Civicit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai është miratuar me 112 vota pro.