Nasri: Adebajori do iki te Milan
Sipas të përditshmes “Tuttosport” Milani tashmë ka arritur të bëjë të tijin sulmuesin e Arsenalit 25-vjeçarin Emanuel Adebajor. E përditshmja torineze e bazon vërtetësinë e këtij lajmi mbi deklaratat e lëshuara nga futbollisti francez Nasri, i cili për mediat franceze tregon se vetë Adebajor i ka thënë se do luaj për Milanin: “Kur u takova me Adebajorin, më ka komunikuar se sezonin që vjen do shkoj tek Milani”, ka bërë të ditur Nasri.