Ndeshja me Gjeorgjinë, për të thyer tersin
Përballja me gjeorgjianët shihet edhe si një shpagim për humbjet e shumta që Kombëtarja jonë ka regjistruar në 15 vite ndaj tyre. Statistikat e 10 ndeshjeve të para flasin tërësisht për “miqtë”, të cilët kanë fituar dyfishin tonë: 6 ndeshje, kundrejt 3 të Shqipërisë, ndërkohë që është fiksuar vetëm një barazim. Golavarazhi, natyrshëm që ka shenjën e gjeorgjianëve 16-8. Takimi i parë është luajtur gati 15 vite më parë, më 14 dhjetor 1994, një ndeshje e humbur 0-1 në “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 1996. Trajneri i përfaqësueses sonë ishte në atë takim Neptun Bajko, ashtu si katër muaj më pas në Tbilis, ku humbëm 2-0. Pesë prej 10 ndeshjeve janë luajtur në Tiranë, ndërkohë që katër prej tyre janë luajtur në Gjeorgji dhe një tjetër në fushën neutrale të Maltës për turneun ndërkombëtar “Rothmans”. Tri fitoret e Shqipërisë janë realizuar të gjitha në “Qemal Stafa”, teksa në impiantin kryeqytetas ka fituar 2 herë edhe Gjeorgjia. Ish-trajneri gjerman i Shqipërisë, Brigel, është dhe tekniku që është ndeshur më shumë me Gjeorgjinë: 5 ndeshje, me një bilanc 2 fitore, 1 barazim e 2 humbje. Takimi i fundit i Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë ka qenë nën drejtimin e tij në barazimin 0-0 në miqësoren e luajtur, më 22 mars 2006.
Përballjet
14.12.1994, Tiranë (KE)
Shqipëri-Gjeorgji 0-1
Shënues: 67’ Georgi Kinkladze
26.04.1995, Tbilisi (KE)
Gjeorgji-Shqipëri 2-0
Shënues: 22’ Jamaruli, 43’ Nemsadze
08.02.1998, Ta’Qali Maltë (M)
Shqipëri-Gjeorgji 0-3
Shënues: 12’ Arveladze, 55’ Demetradze, 82’ Kobiashvili
05.09.1998, Tbilisi (KE)
Gjeorgji-Shqipëri 1-0
Shënues: 27’ Demetraze
09.10.1999, Tiranë (KE)
Shqipëri-Gjeorgji 2-1
Shënues: 30' Rraklli, 36' B.Kola/ 52’ Arveladze
06.09.2003, Tbilisi (KE)
Gjeorgji-Shqipëri 3-0
Shënues: 8', 43’ Arveladze, 17' Ashvetia
10.09.2003, Tiranë (KE)
Shqipëri-Gjeorgji 3-1
Shënues: 51' Hasi, 53' Tare, 80' Bushi/ 64’ Arveladze
08.09.2004, Tbilisi (KB)
Gjeorgji-Shqipëri 2-0
Shënues: 15' Iashvili, 91' Demetradze
04.06.2005, Tiranë (KB)
Shqipëri-Gjeorgji 3-2
Shënues: 6', 56’ Tare, 33' Skela/ 85’ Burduli, 94’ Kobiaschvili
22.03.2006, Tiranë (M)
Shqipëri-Gjeorgji 0-0