Roma, sytë nga rusi Pavlijuçenko
Roma është në kërkim të një sulmuesi për sezonin që vjen. Ndërkohë që vazhdojnë të qarkullojnë zërat relative mbi Trezegen, merr jetë hipoteza Pavlijuçenko. Sulmuesi rus kishte përfunduar nën shënjestrën e drejtuesve verdhekuq edhe sezonin që shkoi, kur Spartaku i Moskës e shiti tek Totenham. Tashmë kandidatura Pavlijuçenkos pëlqehet shumë edhe nga Spaleti. Çmimi i kartonit për sulmuesin rus është 10 milionë euro.