Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare, lançuese ekskluzive e vlerave kulturore-turistike të Lezhës

Një eveniment i mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA - Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare është evenimenti kulturor i lançuar sot përmes një konference të përbashkët për shtyp, mes përfaqësuesve të Universitetit Evropian të Turizmit, Bashkisë së Lezhës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. I programuar për tu zhvilluar mbrëmjen e sotme, në orën 20.00 dhe ditën e nesërme në qytetin e Lezhës, si një koncert i madh festiv gjatë gjithë kohës, në shoqërinë edhe të një panairi me produktet tipike të kësaj zone si edhe frutin tradicional, shegën, ai zhvillohet në kuadrin e evenimenteve të iniciuara prej Universitetit Evropian të Turizmit, me emrin Shqipëria është Kulturë, etapa e parë të cilës ishte zhvillimi i një manifestimi të madh me mijëra të rinj e të reja në parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, pak javë më parë.
Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah, për të zhvilluar në këtë mënyrë turizmin e qëndrueshëm. Është një qytet që ka shanse mjaft të mëdha për të zhvilluar turizmin si të tillë në territorin e saj. Dhe bashkëpunimi i Universitetit Evropian të Turizmit, ka pikërisht si qëllim kryesor realizimin e pikave të një strategjia që presupozon zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin, u shpreh gjatë konferencës së sotme për shtyp, rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Salvatore Messina, duke prezantuar qëllimin përse është menduar të zhvillohet në Lezhë Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare.
Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, ky eveniment kulturor jep sinjale edhe për më gjerë.
Lezha e meriton zhvillimin e një aktiviteti të tillë dhe ne si bashki e saj, ndaj jemi duke bashkëpunuar me Universitetin Evropian të Turizmit, për të lançuar të mirat e saj, pohoi ai, duke shtuar ndër të tjera me këtë universitet Bashkia e Lezhës ka edhe disa projekte të përbashkëta siç është ai i realizimit të masterplanit të qytetit të Lezhës, i cili është në fakt pjesë e një strategjie të tërë, për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm brenda tij.
Ndërsa për Klodian Pajunin, përfaqësues zyrtar i Turizmit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nata e Bardhën e Kulturës Shqiptare është një aktivitet që mendojmë se do të jetë i nivelit maksimal, ashtu siç arriti të realizohet edhe ai në kuadrin e nismës Shqipëria është Kulturë, në parkun arkeologjik të Apolonisë në Fier.
Mendojmë se aktiviteti Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare do të bëjë të mundur faktin që të dalin në pah sa më shumë bukuritë dhe elementët e veçantë turistik që zotëron qyteti i Lezhës, duke e kthyer atë për një natë në kryeqytetin e gjithë Shqipërisë, për nga vetë përmasat dhe rëndësia që do të ketë ky eveniment kulturor, u shpreh z.Pajuni, drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore të MTKRS.
Duke nënvizuar më tej, se shpresojmë se ky eveniment do të kthehet më pas në një traditë, e cila do të zhvillohet për çdo vit në këtë periudhë në qytetin e Lezhës. Dhe për këtë falënderojmë stafin organizator të universitetit Evropian të Turizmit, i cili ka propozuar dhe iniciuar nisma kaq të rëndësishme kulturore, sikundër ka në projektim edhe të tjera për të ardhmen, siç është ai me emrin Ballkani është Kulturë etj.
Në fund, të pranishmit kanë theksuar në një zë se Lezha është një qytet me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerëzore, me vlera shumë-vjeçare, të cilat e kthejnë atë në një zonë mjaft interesante për të zhvilluar turizmin. Ajo përbën një park natyror në vetvete, pasi aty gjen lumin, detin, laginat e mrekullueshme etj.
E kështu në fakt, është e gjithë Shqipëria, prandaj nisma Shqipëria është Kulturë e iniciuar nga EUFT, në bashkëpunim me bashkitë e vendit dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vlen të mbështetet dhe të përhapet në qytetet kryesore të vendit si një nismë që nxjerr në pah vlerat e vërteta turistike dhe kulturore të vendit tonë.
Pyetje-përgjigjet në konferencën për shtyp
Z.Messina, nisma që do të ndërmerrni në Lezhë, Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare, si mendoni se do të ndikojë në zhvillimin e turizmit?
Dr. Messina: Mendojmë se nisma të tilla i shërbejnë zhvillimit të një turizmi afatgjatë dhe të qëndrueshëm në zonën e Lezhës, e të konceptuara kështu, në përgjithësi turizmit në të gjithë vendin. Nisma Shqipëria është Kulturë, në vetvete presupozon lançimin e kulturës shqiptare dhe rritjen e komunikimit mes qyteteve, siç do të shërbejë në këtë rast prania e fituesve të audicionit të Fierit, edhe në koncertin festiv të Lezhës.
Por gjithsesi, ne synojmë që aktivitete të tilla kulturore të mos jenë të përqendruara vetëm në Fier apo në Lushnjë, por në të gjithë vendin. Parimi që na shoqëron në punën tonë është që turistët para se të zgjedhin hotelin apo plazhin se ku do të pushojnë, duhet të zgjedhin Shqipërinë.
Ne duam që të huajt ta zbulojnë Shqipërinë si një destinacion i veçantë.
Prandaj Universiteti Evropian i Turizmit në këtë mënyrë, shndërrohet në një promotor të turizmit në vend, i cili lidh teorinë me praktikën e zbatimit të tyre.
Sa i përket aktivitetit konkret, Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare, ne pohojmë se do ta realizojmë atë çdo vit, në Lezhë, në të njëjtën periudhë të vitit, duke i ftuar në këtë mënyrë operatorët turistikë që të vijnë dhe të shijojnë Lezhën.
Si e vlerësoni ju pjesëmarrjen e studentëve në evenimente të tilla kulturore-artistike? Sa peshë ka prania e tyre në realizimin me sukses të tyre?
Dr. Messina: Kur organizuam nismën Shqipëria është Kulturë pa ekzistencën e studentëve, një gjë e tillë do të ishte e pamundur. Fillimisht, para se të nisnim realizimin e saj, ne ngritëm një grup pune të përbërë nga studentët e Universitetit Evropian të Turizmit. Ishin plot 61 studentë tanët si organizatorë të tij.
Kurse në evenimentin kulturor të Lezhës, janë angazhuar të gjithë studentët e nivelit master dhe kjo është mënyra e re që ka zgjedhur EUFT për të operuar.
Eshtë me rëndësi angazhimi i tyre praktik në evenimente që kanë lidhje me turizmin, për të vënë në praktikë teoritë e mësuara gjatë leksioneve.
Çmund të na thoni për përhapjen e të tilla aktiviteteve në të gjithë vendin?
Dr. Messina: Ne duam që ta krijojmë turizmin aty ku ka burime turistike dhe është normale, që ato duhet të jenë në nivele të larta. Por element i rëndësishëm mbetet edhe ai i vullnetit dhe dëshirës së administratës vendore për të bashkëpunuar për realizimin e një objektivi të tillë.
Ne fillimisht krijuam një partneritet publik-privat me bashkitë, duke debatuar në fillim me bashkiakët, e duke gjetur më pas mënyrën e duhur sesi duhet të bashkëpunojmë për realizimin e tyre.
Unë ua kam thënë edhe në sy, bashkiakëve Baftjar Zeqaj të Fierit dhe Viktor Tushes së Lezhës se është kënaqësi që të punohet me ata. Pasi janë nga ata drejtues vendorë, që e mbajnë timonin drejt dhe nuk e ndërrojnë drejtimin që marrin.
Për z. Viktor Tushaj
Sa mendoni se do të jetë ndikimi i këtij aktiviteti në zhvillimin e turizmit të Lezhës?
Kemi parashikuar se pjesëmarrja e publikut në aktivitetin e sotëm në Lezhë, ka për të qenë shumë e madhe, mbi 5 mijë persona.
Ne jemi