E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zorba" i Kazanzaqis, balet në TKOB

Vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit baleti me dy akte, "Zorba", me muzikë të Mikis Theodorakis dhe libret të shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazanzakis. Ky balet i është besuar koreografisë së Arjan Sukniqit. Premiera i takon datës 25 qershor, për të vijuar deri më 30 të po këtij muaji

Vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit baleti me dy akte, "Zorba", me muzikë të Mikis Theodorakis dhe libret të shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazanzakis, nga romani i të cilit vjen edhe protagonisti diellor, Zorba. Ky balet i është besuar koreografisë së Arjan Sukniqit. Skenografia do të mbajë firmën e Platon Bardhit, ndërsa kostumet janë krijime të Taulant Pustinës. Mjeshtër kori për këtë balet premierë është Dritan Lumshi, ndërsa do të dirigjojë Edmond Doko. Një e ftuar e veçantë për këtë premierë në TKOB do të jetë këngëtarja Manjola Nallbani. Në rolet kryesore do të interpretojnë balerinët Altin Korruti e Blendi Latifaj, si të ftuar, si dhe Jonida Onuzi, Elona Nallbani, Erisa Gina, Dion Gjinika e Odeta Dishnica. Mbrëmja e parë në të cilën do të ngjitet në skenë baleti "Zorba" do të jetë data 25 qershor, për të vijuar deri më 30 të po këtij muaji. Ngjarjet e baletit "Zorba" zhvillohen në ishullin e Kretës. Kreta është zona me zakonet dhe traditat më të forta në Greqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›