E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dënon dhunën ndaj KFOR: I papranueshëm

Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azubalis ka dënuar sot sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës.

Çdo sulm ndaj paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe asgjë nuk e arsyeton dhunën. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë, tha Azubalis.

Duhet të ketë kthim në dialog paqësor dhe bashkëpunim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme përmes dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja, e jo përmes dhunës”.(express)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›