E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nata e Bardhë",ja rrugët pa makina të Tiranës

Aktivitetet që do të organizohen në Natën e Bardhë në kryeqytet do të shoqërohen edhe me kufizim të lëvizjeve të automjeteve si dhe me ndalim parkimi në sheshet kryesore të Tiranës. 

TIRANE- Policia e Tiranës i jep leje Bashkisë së Tiranës për të zhvilluar aktivitetet që janë përcaktuar për tu zhvilluar me rastin e “Natës së Bardhë”. Që përkon dhe me 29 Nëntorin, ditën e Clirimit. Në njoftimin për shtyp të policisë së qarkut të Tiranës thuhet se “ me synim, sigurimin e rendit dhe të qetësisë gjatë zhvillimit normal të këtij aktiviteti do të bllokojë disa nga akset kryesore të kryeqytetit”.

Kështu në Sheshin ”Skëndërbej”, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi ”Nënë Tereza”, Rruga ”Dëshmorët e 4 Shkurti” nuk do të lejohen të lëvizin automjetet duke filluar nga ora 17.00 e datës 29 nëntor 2007 deri në orën 23.00, ndërkohë që pas orës 15.00 të kësaj dite do të ndalohet parkimi i automjeteve.

Siparin e aktiviteteve do ta hapë banda e qytetit, në orën 16:00, më pas, në orën 17:00, Bashkia e Tiranës do të hapë dyert për qytetaret, duke pritur vizita prej tyre. Më tej do të vijojnë aktivitetet e ndryshme për fëmijë, si dhe një aktivitet për veteranët e luftës. Ndërsa risia e kësaj nate, që janë garat që do të zhvillohen në bashkëpunim me "Rally Albania", do të nisin në orën 19:00, dhe do të zgjasin deri në mesnatë, pasi do të zhvillohen në 4 kategori të ndryshme. Pasi të gjitha garat të jenë mbaruar dhe të kenë dalë fituesit, në orën 22:30-23:00 do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në podiumin e ceremonisë do të ketë ndërkohë koncert me grupe rock dhe një ekran projektimi të madh në të cilin do të shfaqen pamjet live të garës dhe më pas koncerti. Në shesh dhe në shatërvan do të vendosen objekte që tregojnë tipin e aktivitetit dhe sponsorët e tij.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›