E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti, prangoset oficeri i Policisë Gjyqësore

Policia e Qarkut të Durrësit, bën të ditur se Task Forca e Tiranës arrestoi shtetasin Thoma Morina, oficer i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Durrësit pasi ai përfitonte para duke shpërdoruar detyrën 

DURRES-Një oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Durrësit është arrestuar nnë akuzën e mitmarrjes. Policia e Qarkut të Durrësit, bën të ditur se Task Forca e Tiranës ishte vënë në gjurmë të oficerit Thoma Morina, të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Durrësit se ai përfitonte para duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi eshte kryer ne mbremjen e se enjtes në plazhin e Durresit. Taks Forca e Tiranes e ka arrestuar atë në momentin kur një person po e paguante atë me 10 mijë eurosh. Nga hetimet paraprake mësohet se oficeri Morina i kishte premtuar personit që po i dorëzonte paratë se do t’ja shmangte problemet me prokurorin. Mbi oficerin Morina rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Burime nga drejtoria e policisë së Qarkut Durrës bënë të ditur se po vijojnë hetimet për rastin në fjalë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›