PS: Të dorëhiqet Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha
Mosparaqitja në Prokurori e Ministrit Lulzim Basha ndaj akuzave për cështjen Durres-Kukes ka indinjuar PS. Zëdhënësja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli e komentoi këte veprim si një sfidë që i bëhet organit te akuzës dhe ligjit
TIRANE-Nje dite pas aktit te mosparaqitjes ne Prokurori, Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e Ministrit Lulzim Basha. Duke e komentuar këte veprim si një sfidë që i bëhet organit te akuzës, zëdhënësja e kryesise Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp në selinë e PS tha per mediat se me aktin e tij arrogant dhe kërcënues Basha, por edhe shefi i tij Berisha kërkon t'ju imponohet organeve të drejtësisë dhe t'ju tregojë atyre se ato nuk mund të veprojnë mbi të apo shokët e ekipit të tij qeveritar.
“Basha duhet të dorëhiqet si ministër i jashtëm, pasi me aktin e tij sfidues ndaj pushtetit gjyqësor, ka dhënë edhe shembullin më të shëmtuar për imazhin e demokracisë shqiptare në botë”
“Dje shqiptarët u njohën me farsën berishiane të radhës, e cila gjatë gjithë kohës rreket të flasë për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi të shëndoshë, ndërsa nga ana tjetër një nga përfaqësuesit e saj që akuzohet për shpërdorim detyre, ministri i jashtëm në detyrë Lulëzim Basha, sfidon hapur drejtësinë”
Për PS Ministri Basha me veprimet e tij ka sfiduar ligjin. Sipas Kodhelit, Ministri tregoi se dje Basha u tregoi shqiptarëve se ligji është bërë për njerëz të thjeshtë dhe jo për anëtarët e qeverisë.
“Me aktin e tij sfidues dhe cinik ai po i bind shqiptarët se ai nuk është në atë post për të mbrojtur interesat e vendit në politikën e jashtme, për të promovuar çështjen e Kosovës në ditët e saj më të vështira, apo për të farkëtuar vlerat demokratike europiane në vendin tonë”, tha ndër të tjera Kodheli.
Kryeministri Berisha që “flet” çdo ditë për reformë në drejtësi dhe për drejtësi të pavarur, si për rastësi në ditën e pavarësisë së vendit, nuk pranon të respektojë drejtësinë e pavarur të shtetit.
PS garantoi edhe njëherë se do të mbetet në mbështetje të çdo organi publik, përfshirë edhe prokurorinë, të angazhuara në luftën ndaj të keqes.
(d.b/BalkanWeb)