E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e dhjetë e grevës, një tjetër në spital

Deputetët e Partisë Socialiste dhe përkrahësit e opozitës, kaluan nën çadrat e ngritura para kryeministrisë, natën e dhjetë të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet. 16 eshte numri i grevistëve, nga nata e parë e kësaj proteste, e cila nisi natën e 30 prillit. Ata janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
• Lohan: Kriza vështirëson integrimin
• Berisha: Kriza në psiqikën e opozitës

Mesnaten e djeshme nje grevist nga Shkodra u detyrua te linte cadrat, per tu derguar ne spital. Saimir Guri, ka lënë grevën e urisë per shkak te komplikacioneve, i shoqeruar nga deputeti socialist Fatmir Toci. Ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe tre grevistë të tjerë lanë grevën në gjendje të rëndë.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›