E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e ndërrimit të viteve, festë me temperatura nën 0 gradë

/>Natën e ndërrimit të viteve temperaturat do të jenë nën 0 gradë celsius. Ndërsa gjatë ditëve të para të vitit të ri, çadra do të jetë e domosdoshme me vete, pasi moti i ftohtë do të shoqërohet dhe me shi. Kështu, sipas parashikimeve të shërbimit metereologjik, ditët e vizitave për Vitin e Ri do të jenë të lagështa. Viti i Ri, do të hyjë me Mot të kthjellët por, në ditët e para të tij, në datat 2 apo 3 janar, nuk mund ta themi saktë, parashikohen reshje shiu dhe dëbore, deklaron Adelajda Porja, meteologe e MeteoAlb, sipas së cilës moti i kthjellët me vranësira të dobëta do të na shoqërojnë ditën e martë dhe të mërkurë. Ndërkohë, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 gradë ditën e diel, rënie e cila do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme dhe mëngjesin e nesërm, datë 31 dhjetor të këtij viti. Ndërsa më 2 janar të vitit 2009, pritet që temperaturat të rriten me 3-4 gradë. Sipas Porjes, jo vetëm Shqipëria por e gjithë Evropa Juglindore, gjatë pjesës së mbetur të dimrit do të ketë mesatarisht temperatura normale t? këtyre muajve apo pak mbi normalen. Ndërsa përsa i përket lagështirës, janari dhe shkurti pritet t? ken? reshje mbi normalen mujore. Mund të themi se muajt janar dhe shkurt do të jenë më të ngrohtë dhe më të lagësht, se sa normalja e tyre, thotë më tej Porja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›