E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat dhe reshjet e dhjetorit për 8 vitet e fundit

/>Temperaturat mesatare të Tiranës për muajin dhjetor gjatë gjithë periudhës 2000-2008, janë mbi mesataren normale shumëvjeçare. Në veçanti, dhjetori 2001 ka shënuar mesatarisht 12o C mbi normalen e këtij muaji që është 8. 1o C. Ndërsa, dhjetori më afër mesatares shumëvjeçare është ai i vitit 2007 me vetëm 1.8 gradë mbi mesataren normale të dhjetorit. Ndërsa ky dhjetor ka pasur mesataren e temperaturave 4 gradë celsius mbi normën. Kurse reshjet e periudhës 2000-2008 për Tiranën gjatë muajit dhjetor, janë pothuajse nën normën e mujore prej 142.9 mm. Përjashtuar dhjetorin 2005, gjatë të cilit ka rënë 2-fishi i normës së reshjeve mujore, ka pasur 2 episode me reshje intensive gjate muajit dhjetor-2005. Kështu vetëm gjatë tre ditëve të muajit dhjetor tre vite më parë kanë rënë aq shumë reshje sesa duhet të binin gjatë gjithë muajit. Gjithashtu dhe muaji dhjetor i këtij viti ka shënuar disa mm mbi normën mujore. Mund të themi se muajt dhjetor gjatë gjithë periudhës 2000-2008, kanë qenë më të ngrohtë se një dhjetor normal por, më të thatë se një dhjetor normal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›