Ultimatum për Nikolicin

Me emblema të Republikës së Serbisë në krah dhe çekanë në dorë ka ca ditë që 13 roje pyjesh në komunën e Shtërpcës po i markojnë drunjtë në malet e Sharrit. Këta njerëz operojnë brenda një strukture organizative që njihet si Parku Nacional i Republikës së Serbisë, si roja të pyllit “Serbia Shuma”.
Rojat e pyllit nuk janë penguar në aktivitetin e tyre paralel nga udhëheqësit e komunës së Shtërpcës, edhe pse kjo komunë është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Madje thuhet se këta persona e kanë edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolic.
Express ka siguruar një dokument të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilin i kërkohet kryetarit Nikolic të marrë masa për shuarjen e aktivitetit të këtyre ilegalëve.
“Ju ftojmë për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë tonë që ta hartojmë një plan të veprimit të përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe atyre qendrore, që do të kishte për qëllim transformimin dhe shuarjen e aktiviteteve të tilla si dhe eventualisht përfshirjen në kuadër të institucioneve legjitime të shtetit”, thuhet në këtë dokument.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës Express.