Natasha Paço kërkon kreun e PS në Durrës
05/10/2009 Gazmir Bizhga ish-kryetar, u mandatua si deputet. Përplasjet e Paços
DURRES- Natasha Paço, një nga figurat kryesore ndër socialistët e Durrësit ka shfaqur ambiciet e saj për të marrë drejtimin e politikës lokale. Ish-deputete e PS-së dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Natasha Paço, është vendosur në anë të të gjithë zërave që kanë kërkuar largimin të Gazmir Bizhgës nga drejtimi i PS-së duke e justifikuar këtë mendim me përplasjet dhe kontradiktat e mëdha brenda anëtarësisë.
Përpjekjet e Paços
Paço nuk ka hezituar të përplaset edhe me kryetarin e bashkisë Vangjush Dako me të cilin ka rinisur të acarojë bashkëpunimin. Ish-deputetja është shfaqur konfuze lidhur me çështjen e kreut të PS-së, pasi fillimisht ajo ka sulmuar Bizhgën dhe në kohën që Bizhga u urdhërua nga Edi Rama të lërë karrigen e PS-së në Durrës, Natasha Paçka ka nisur ta lavdërojë. Një pozicion i tillë ka pasuar me reagimin e Dakos i njohur si figura me më shumë pushtet në selinë rozë në Tiranë. Madje përplasja e tij me Paçon e ka lënë këtë të fundit jashtë listës së kandidatëve për deputetët e mandatit të qershorit ngase kryetari i bashkisë së Durrësit ka qenë zëri i vetëm që është dëgjuar nga Edi Rama. Pasi ka humbur tashmë të drejtën e përfshirjes në listat e kandidatëve për në Parlamentin e vendit, Natasha Paço ka shfaqur ambiciet e saj për kryetare të PS-së në Durrës. Dobësimi i ndikimit të Dakos në Tiranë ka zgjuar “oreksin” e Paços, e cila madje ka qenë kundër ndërtimit të portit të jahteve vetëm për shkak se Dako gjeti mbështetje të gjerë. PS aktualisht ka të komanduar kryetarin, por socialistët do të duhet të vendosin me votim për atë që do të drejtojë fushatën zgjedhore për pushtetin vendor. Pasi Gazmir Bizhga ka fituar mandatin e deputetit në Durrës ka nisur edhe rivaliteti për të zënë vendin e mbetur pezull. Aktualisht janë shumë kandidatë, por ndryshe nga të tjerët, Natasha Paço ka dalë hapur duke shfaqur dëshirën e saj të fituar këtë vend politik.