Prangoset pas 12 vitesh,ish-polici Besnik Visha
06/10/2009 Pas dy orw negociata me RENEA-n, vetwdorwzohet vrasësi i Refik Domit
TIRANE- Efektivat e repartit RENEA, kanë arrestuar në fshatin Zgur të Zall Brastarit Tiranë, ish-policin Besnik Visha, i cili është dënuar nga drejtësia me 12 vjet burg në mungesë për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të shtetasit Refik Domi. Në operacionin për ndalimin e tij tw koduar “Darka Jashtw”, kanë marë pjesë shumë forca të policisë së Tiranës, repartit RENEA si dhe në dispozicion të tyre është vënë edhe një helikopter policie, i cili survejonte nga lart banesën ku ishte rrethuar shtetasi i shumë kërkuar Besnik Visha. Kjo situatë është krijuar, pasi Visha gjatë momentit të rrethimit ka rëmbyer një granatë që e mbante në banesë dhe kërcënonte policinë se në qoftëse kjo e fundit nuk largohej ai do të vetëflijohej së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas policisë banesa e të shumëkërkuarit, ndodhej e veçuar nga shtëpitë e fshatit, dhe për pasojë forcat RENEA i ndruheshin një arratisje të mundshme të ish-kolegut të tyre, i cili kishte mundur ti shpëtonte disa operacioneve të tjera të organizuara nga Policia e Shtetit. Për të pasur nën kontroll të gjitha lëvizjet e tij, drejtuesit e operacionit kanë kërkuar ndihmën e një helikopteri, me anën e të cilit mernin informacion për veprimet që bënte Besnik Visha, brenda oborrit të banesës së tij. Ndërkohë që nga ana tjetër dy negociatorë të repartit special RENEA, komunikonin në mënyrë të vazhdueshme me Vishën, ku i bënin thirje këtij të fundit të vetëdorëzohej dhe mos kryente asnjë rezistencë ndaj pononjësve të policisë, të cilët ai kohë më parë i ka pasur kolegë. Mirëpo përgjatë dy orëve me radhë, Besnik Visha nuk i është bindur urdhrit të negociatorëve, dukë i kërkuar këtyre që të mos urdhëronin ndërhyrjen e efektiva në banesë, pasi në dorë mbante një granta, të cilën nga çasti në çast priste ta aktivizonte. Gjatë negocimit policia i ka kërkuar, Vishës që ai ta linte të lirë bashkëshorten e tij, mirëpo kërkesat e policisë edhe këtë radhë nuk janë marë parasysh. Gjatë kësaj kohë, efektiva të shumta të repartit RENEA si dhe snajperë ishin pozicionuar rreth banesës ku ishte strehuar i shumë kërkuari Besnik Visha. Për më shumë se dy orë negociatash, ish-polici pranoi të vetëdorëzohet me kushtin që çëshja në ngarkim të tij, të rigjykohet nga e para pasi sipas pretendimit të tij, ai nuk është vrasësi i shtetasit Refik Domi. Të ndodhur në këto kushte, negociatorët kanë pranuar ti japin “ok”, kërkesës së ish-policit Besnik Visha, vetëm e vetëm për tia hedhur prangat njeriut që prej shumë vitesh ishte kthyer në një nga personat më të kërkuar të policisë shqiptare. Pas prangosjes, Visha është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, ku pritet që në ditët në vazhdim ti dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.