E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takime me Sejdiun, Thaçin dhe përfaqësues të KFOR-it

06/10/2009  Berisha nis sot vizitën në Kosovë

Kryeministri Sali Berisha do të nisë sot një vizitë dyditore në Kosovë, vizita e parë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në ditën e parë të vizitës Kryeministri Berisha do të takohet dhe ketë bisedime me Kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi, me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Pas takimit në prani të dy kryeministrave do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve. Gjithashtu Kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Kosovës, zotin Fatmir Sejdiu, dhe Kryetarin e Kuvendit, zotin Jakup Krasniqi. Kryeministri Berisha do t’i drejtohet më pas me një fjalë Kuvendit të Kosovës. Pasdite Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me përfaqësues të partive politike, me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe përfaqësues të minoriteteve. Axhenda e Kryeministrit do të vijojë më pas me takime të veçanta me përfaqësuesin e Bashkimit Europian, zotin Pieter Feith dhe komandantin e KFOR-it, Lieutenant Gjeneral Markus Bentler. Gjatë kësaj vizite Kryeministrit Berisha do t’i jepen edhe titujt “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës dhe “Qytetar Nderi i Prizrenit”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›