Te zhubraviturit dhe te lemuarit
NgaEDMOND TUPJA
A ju qellon per nje arsye apo nje tjeter te zgjoheni heret ne mengjes dhe te nxitoni rrugeve te kryeqytetit Nese po te nderuar lexues te vemendshem e te paanshem te rubrikes sime te se dieles atehere me siguri keni vene re qe ata qe nxitojne rreth e perqark jush pervec nxitimit me ju kane te perbashket nder shume tipare te zakonshme njerezore edhe zhubravitjen e zgjimit para kohe se ciles nje larje-shpelarje e shpejte nuk ka arritur tia fshehe gjurmet. Edhe une si shumica e bashkatdhetareve te mi bej pjese ne kategorine e ketyre te zhubraviturve mengjesore nuk cohem heret nga malli por nga halli pazaret e mengjesit per tu bere...
...buka qumeshti uji nder te tjera leksionet ne fakultet probleme te vogla te perditshme etj. etj.
Por cila te jete valle zanafilla e kesaj zhubravitjeje thjesht mosngopja me gjume dhe zgjimi heret Mos valle ne te ka pjesen e vet - aspak te paperfillshme - edhe zhubravitja e shpirtit nga streset e shumta ekzistenciale Kush mund ti jape valle pergjigjen e duhur kesaj pyetjeje te bezdisshme Psikologet punonjesit sociale apo psikiatrit Kam takuar dhe diskutuar per kete me disa prej tyre madje nga me te mencurit e me me pervoje profesionale jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte shtetit. Fatkeqesisht pergjigjet dhe shpjegimet e tyre - nganjehere edhe teper te hollesishme - kurre nuk me kane kenaqur plotesisht. Kureshtar si perhere nisa te lundroja ne Internet por serish mbeta gjysme i kenaqur gjysme i pakenaqur. Dhe kjo gjendje vazhdoi deri diten kur pergjigjen e gjeta me te plote te qarte dhe te besueshme pas nje zbulimi qe bera rastesisht. Po shpjegohem.
Zakonisht lajmet i degjoj ne radio teksa rruhem pergatis e mandej ha mengjesin. Ose ne mbremje vone pasi kam mbaruar punet e shumta ato te sferes mendore e kam fjalen. Mirepo kur njeriu degjon lajmet nuk sheh fytyra kontaktin informues e mban vetem nepermjet shqises te te degjuarit. Por u bene disa dite qe punet e mbremjes - ato te sferes mendore sigurisht - i mbaroj me shpejt keshtu qe lajmet i marr nga televizori me fjale te tjera nepermjet shqises se te parit kjo do te thote qe nuk degjoj vetem zera - deklarata kunderdeklarata argumente kunderargumente pohime mohime te verteta genjeshtra pergenjeshtrime etj. etj. - por shoh edhe fytyra fytyra pambarimisht pashmangesisht fytyra pushtetaret qeveritaresh opozitaresh merri si ti marresh majtas djathtas poshte e lart para mbrapa thelle sa krahu ceket sa gishti deputetesh kryetaresh nenkryetaresh sekretaresh partie bashkie komune etj. etj. te cilet pavaresisht ngjashmerive dhe ndryshimeve te detyruara midis tyre kane nje tipar thelbesor te perbashket. A e gjeni dot te nderuar lexues te vemendshem e te paanshem te rubrikes sime te se dieles per ctipar behet fjale Jo Kaq te veshtire e keni Atehere lejomeni tua them tipari ne fjale eshte i vetmi qe me dha mundesine per te pasur nje ide deri diku me te sakte lidhur me zanafillen e zhubravitjes se fytyrave e ndoshta te shpirtrave te atyre qe zgjohen heret pra ky tipar i vecante eshte e nuk mund te jete vecse... lemimi i fytyrave e ndoshta i shpirtrave te personaliteteve te lartpermendura. O Perendi nese Ti ekziston pernjemend qofte edhe si koncept i krijuar nga Njeriu si eshte e mundur ta kene ata lekuren e fytyres aq te lemuar Ndoshta vetem sepse zgjohen me vone se ne te tjeret vdeketaret e zakonshem anonime deri ne nakati Apo mos valle edhe shpirtin e kane po aq te lemuar saqe cdo ngacmim qe u vjen nga bota rreth e perqark si per shembull nga varferia merzia pafuqia papunesia rraskapia percudnia dhe lemeria e jo pak prej te zhubraviturve u ben rikoshete dhe nuk arrin te hyje ne labirintin lakander te ndergjegjes se tyre parafabrikat A thua vertet zhubravitja mengjesore e fytyrave tona dhe ajo njezet e kateroreshe e shpirtrave tane te percaktohet nga lemimi i frikshem i fytyrave dhe i shpirtrave te tyre