E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazmi Mustafi lirohet të martën nga paraburgimi

Ish kreu i Task Forcës Anti-Korrupsion, do të lirohet nga praburgimi dhe do të fitojë lirinë me kusht. Këtë e ka konfrimuar edhe avokati mbrojtës Bajram Tmava.

Me kërkesë të avokatit Tmava , Gjykata Komunale në Pejë ka vendosur të ndëpresë paraburgimin dhe ka marrë vendimin për lirimin e tij me kusht. Mirëpo pala e akuzuar do të paguajë shumën në vlerë prej 10 mijë euro.

“Kërkesa është pranuar, pritet që të martën klienti im të lirohet, pasi që ne të depozitojmë shumën e parave”, ka thënë Tmava.

Ish prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafa është i ngarkuar me "keqpërdorimin e detyrës zyrtare", sipas nenit 339, paragrafi 1 dhe 3, si dhe "posedim të paligjshëm të armëve" sipas nenit 328, paragrafi 2, si dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare sipas nenit 339, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›