Vazhdojnë homazhet në varrezat e Jasharëve edhe sot

Edhe sot kanë vazhduar homazhet në varrezat e jasharëve në Prekaz. Të gjitha delegacionet qe kane bërë homazhe deri në këtë moment kanë qenë edhe në kullë të Jasharëve me përjashtim të delegacionit të Komunës se Skenderajt i prirë nga Sami Lushtaku.
Jakup Krasniqi,me këtë rast tha se “është bërë traditë qe në çdo përvjetor të pavarësisë të vijmë në Prekaz dhe të kthejmë pak kujtesën për të kujtuar ngjarjet heroike gjithsesi edhe të dhimbshme që kanë ndodhur këtu për ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhat e historisë dhe mund të themi se burimi i lirisë së Kosovës, burimi i pavarësisë së Kosovës, burimi i demokracisë dhe perspektivës në Kosovë ka nisur në këto troje dhe është shtrirë në çdo cep të Republikës së Kosovës”. Ai shoqërohej nga Hydajet Hyseni, parlamentar. Ishin në Kullë të Jasharëve.
Kadri Kastrati, komandant i FSK-së tha se “është ditë e veçantë për neve dhe çdo herë që vijmë këtu ne marim energji të reja sepse kjo familje ka sakrifikuar shumë dhe se në atë kohë ka lëvizur çdo shqiptarë kudo që ka qenë, çoftë në Kosovë apo diasporë”.
Muharrem Xhemaili, nga shoqatat e dala nga lufta: Kjo pavarësi është krijuar si rezultat i luftës së UÇK-së dhe sakrificave të popullit në përgjithësi, është një hap para amanetit të dëshmorëve dhe idealit të gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë për bashkimin e tokave shqiptare. Pavarësia qe kemi nuk ka qenë qellim i luftëtarëve dhe dëshmorëve por është një hap për të ecur përpara si komb dhe si popull shqiptar. I ftoj tëp gjithë shqiptarët qe të bashkohemi për ta dërguar përpara amanetin e dëshmorëve në të cilin po thirremi të gjithë por jemi pak duke punuar për ta realizuar amanetin e tyre dhe për të thënë se “Bac u kry” e kështu mund të themi kur shqiptarët të jetojnë në një shtet të vetëm dhe të bashkuar. raporton koha.
Ibrahim Gashi, rektor i Universitetit të Prishtinës: Kemi ardhur për të respektuar këtë vend she gjak që është derdhur. Mendoj se të gjitha të arriturat që ka sot Kosova dhe ato qe do të këtë në përjetësi, burimin e kanë këtu, burimin e kanë mbi gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e madhe të gjithë popullit shqiptar kudo që ka qenë në vitet e stuhishme të luftës. Sot dhe përjetësisht do të përkulemi me pietete dhe respekt të madha para varreve dhe gjakut të dëshmorëve./Indeksonline/