Ndahen çmimet “Petro Marko”
Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” në Vlorë ndau çmimet vjetore për krijuesit e këtij klubi. Myrteza Mara, kryetar i klubit, e përqendroi fjalën e tij në veprimtaritë që ka zhvilluar klubi, ndërsa sekretari i Prefekturës Vlorë, Kasëm Cenaj, përgëzoi klubin “Petro Marko” dhe krijuesit e tij që kanë gjallëruar jetën e qytetit. Çmimet vjetore “Petro Marko” këtë vit u dhanë për poetët: Vangjel Pici, Alban Hodo, Flora Meçaj, Hiqmet Mehmeti dhe Idajet Jahaj. Për shkrimtarët: Pali Shtëmbari dhe Enver Qamo dhe publicistët: Agim Muçaj, Luto Memokondi dhe Dr. Leka Skëndaj.