E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizitorë nga Kozmosi” në Arkivin e Filmit

Filmi i nominuar për “Oskar” në vitin 1971, në kategorinë e filmit dokumentar, do të vijë sot në Sallën e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Prodhimi gjerman, “Vizitorë nga Kozmosi” ( Chariots of the Gods, Gjermani, 1970) me regji të Harald Renl dhe skenar të Wilhelm Roggersdorf, bazohet mbi librin bestseller të Erich Von Daniken lidhur me misteret e lashta të botës, si piramidat e Egjiptit, Meksika dhe fushat e Perusë, vizatime të lashta nëpër shpella, monumentet e Ishujve te Lindjes etj. Filmi trajton dilemat nëse këto gjëra të çuditshme dhe qytetërimi modern mund të kenë qenë ndikuar nga qindra jashtëtokësorë që kanë vizituar Tokën, qindra ose mijëra vjet më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›