E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Dreshaj: Së shpejti duet me Shpatin

SHKRUAN: Ilda Lumani 06-08-2011 11:34

Ky vit për të është vetëm punë. Pushimet? Nuk ekzistojnë në planet e saj. Përsos këngës, tashmë synimi i saj i madh është “Miss Universe”, që do të mbahet këtë mes shtatori në Brazil. Dhe ku, modelja e njohur Afërdita Dreshaj do të përfaqësojë Kosovën. Për këtë arsye çdo plan i saj është fokusuar drejt kësaj sfide. Ashtu si çdo VIP në botë ka çelur faqen e saj në Twitter, për të postuar aty çdo lajm edhe foto gjatë kohës që do të jetë në Brazil. Një lajmërim, që Afërdita e bën përmes kësaj interviste, ku rrëfen përgatitjet për në kompeticionin botëror e planet për një duet me të fejuarin e saj, Shpat Kasapi. Përsa i përket fustanit të bardhë dhe fëmijëve… zbulojini në këtë intervistë të këndshme me bukuroshen Dreshaj!

Afërdita, deri më sot keni sfiluar si modele. Po afron “Miss Universe”, do të konkurroni mes më të bukurave të Universit, si ndiheni?

Jam shumë e emocionuar tani që ditët po afrohen!!! Jemi 84 vajzat më të bukura të universit! Imagjino unë jam njëra nga ato! Wow no comment!

Ju pëlqejnë sfidat? Konkurrimet?

Më pelqëjnë, sidomos sikur kjo që është kaq e madhe!

Përfaqësoni Kosovën në këtë kompeticion. Çdomethënie ka për ju kjo gjë?

Kosova ka marë pjesë dhe përpara, unë jam vajza e 4 në rradhë dhe kemi arritur ta marrim çmimin e 3, me Marigona Dragushën. Është një gjë gjigante!!!

Mendon se rezultatet tuaja do të jenë më të larta se gjithë shqiptarëve që kanë marrë pjesë deri më tani?

Sikur thashë më lartë është e vështirë të arrish, sepse janë të zgjedhura vajzat më të bukura në botë. Unë do jap maksimumin tim dhe shpresoj që do t’ia arrij qëllimit!!!

Së fundi keni nxjerë edhe një këngë. Po e merrni seriozisht karrierën si këngëtare apo jo?

Çdo gjë që bëj e marr seriozisht dhe mendoj që punoj shumë në këtë drejtim!

E mendon muzikën të ardhmen tënde pas modelimit?

Patjetër që muzika tani është një pjesë e rëndësishme në jetën time. Nuk di t’a ndaj nga moda sepse të dyja zënë vend në një botë, janë "art"!

Me Shpatin keni menduar të bëni ndonjë duet?

Kemi menduar dhe është në planet tona të afërta!

Të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do të visheni me fustanin e bardhë? A keni bërë plan për martesën?

Edhe ne jemi kuriozë të dimë! (qesh). Ende s’kemi vendos një gjë të tillë! Ka kohë!

I keni qejf fëmijët? Sa do të donit të kishit?

I kam qejf fëmijët, por më duket ende vetja fëmijë për të menduar për fëmijët. Prandaj nuk hyj në ato mendime akoma! (qesh)

Keni pushuar këtë verë?

Jo, kjo verë s’ka pasur pushim. Kam qenë e angazhuar me koncertet dhe me para përgatitjet për Miss-in. Tani do nisem për Brasil dhe do jam atje deri në mesin e shtatorit, kohë kur është edhe kompeticioni i “Miss Universe”. Ky vit ka qenë vetëm punë për mua!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›