E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Bektash Zite

21/04/2011  Më datën 15 prill 2011, është ndarë nga jeta Bektash Zite, i cili për vite me radhë e ka kryer detyrën e Shefit të Arsimit në ish Komitetin Ekzekutiv, Tepelenë, ndërsa më pas ka mbajtur detyrën si Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë. Shkrimtari dhe miku i tij Servet Tartari, në lidhje me jetën dhe vepritarinë e Zites do të shprehej “Jeta e Bektash Zites, është e mbushur me plot krijimtari, për më shumë se 5 dekada. Penën nuk e lëshoi nga dora, deri në ditën e findit të jetës së tij. Shkrimtarë, poetë, gazetarë e personalitete të historisë e gjuhësisë, ashtu si në art, kluturë etj, me vlerat e tyre i kanë dhënë nder e vlera vetes, shoqërisë dhe krenari kombit. Një nga këta ishte dhe mbetet Bektash Zite. Një krijues e interpertues që në taban ka patur dhe ka thejshtësinë dhe modestinë, në shpirt- dashurinë dhe bujarinë. Shumë kanë folur dhe vlerësuar punën e mbi 50 viteve në krijimtari të Zites. Biri i Gjirokastrës dhe i Labërisë, shumë artikuj mbajnë emrin e tij. Ka botuar disa libra me vlera historike e kulturore, të cilët janë vlerësuar jo vetëm nga lexuesi, por edhe nga personalitete në fushën e krijimtarisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›