ILDKP hetim për 188 zyrtarë
21/04/2011 “Me dyer të hapura”, publiku zgjedh 4% të zyrtarëve që do kontrollohen
Hetimi: 7 deputetë, nënkryetarja e KQZ dhe kryetarët e minibashkive 1 e 4
Do të jenë 188 zyrtarë që do kalojnë në sitë të plotë nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë “për deklarimin e pasurisë dhe për konfliktin e interesave”. Shtatë deputetë, nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, kryetarët e minibashkive 1 dhe 4 në Tiranë, Lindita Nikolli dhe Vaid Kalaja, janë disa nga emrat e përzgjedhur me anë të shortit, ku morën pjesë dhe qytetarë, përfaqësues të medies dhe shoqërisë civile. Në short u përfshinë 4692 subjektet deklarues që janë aktualisht në funksion ose që kanë qenë në detyrë deri në fund të vitit 2010.
Deputetët
Nga përzgjedhja përmes kompjuterit nga lista e 4692 zyrtarëve që kanë deklaruar pasuritë, janë përzgjedhur shtatë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët duhet t’i kalojnë pasuritë e deklaruara në sitën e ILDKP-së. Konkretisht, bëhet fjalë për katër deputetë të opozitës: Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Tomë Doshi dhe Gjokë Jaku. Ky i fundit është dorëhequr nga funksionet parlamentare për shkak të kandidimit të tij për Bashkinë e Lezhës në siglën e koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”. Ndërsa tre janë deputetët e mazhorancës të përzgjedhur nga ILDKP-ja për të cilët do të bëhet një kontroll i imtësishëm i deklarimit të pasurive nga ana e tyre. Bëhet fjalë për deputetët Luan Skuqi dhe Edi Paloka dhe kryetarin e PD-së për Tiranën Aldo Bumçi.
Zgjedhjet vendore
Në listën e emrave të zyrtarëve të cilëve do t’u kontrollohen deklarimet dhe konfliktet e interesit, bie në sy dhe prezenca e nënkryetares së KQZ-së Dëshira Subashi si dhe ai i Lindita Nikollit, kryetares aktuale, njëkohësisht dhe kandidate e PS-së për minibashkinë nr. 1 në Tiranë. Gjithashtu edhe kryetari i njësisë bashkiake nr. 4 në Tiranë, Vaid Kalaja, do t’i nënshtrohet kontrollit të ILDKP-së. Gjithsej në sitën e ILDKP-së, së bashku me të lartpërmendurit, do të jenë 22 kryetarë komunash, bashkish apo njësive bashkiake, ndaj të cilëve do të zhvillohet një hetim i imtësishëm ndaj deklaratave të tyre të pasurive.
Drejtoria e Tatimeve dhe Doganave ka numrin më të madh të të përzgjedhurve për hetim nga shorti i djeshëm i ILDKP-së me 44 persona. Ndërsa prokuroria 14 persona dhe gjykatat me 22 persona. Një emër që bie në sy është edhe ai i Shemsi Premçit, komandantit të FNSH-së në Tiranë, i bërë i njohur së fundi pas konfliktit me zëvendësministrin e Rendit Avenir Peka gjatë incidenteve elektorale në Bathore. Gjithashtu dhe ai i Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i Inspektoratit të Ndërtimeve dhe KESH-it.
Deklarata Volfart: Më 8 maj votoni kundër korrupsionit
“ILDKP me dyer të hapura” është një aktivitet që shënon nivelin më të lartë të transparencës prej institucioneve investiguese në Shqipëri. Ai u realizua në bashkëpunim me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian, ku ishte i pranishëm dhe shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart. Në fjalën e tij ambasadori Volfart vlerësoi bashkëpunimin me Inspektoratin e Lartë dhe theksoi rëndësinë e transparencës dhe koordinimit me publikun për arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Volfart theksoi se në Shqipëri korrupsioni mbetet prevalent dhe ekziston në shumë sektorë. “Qeveria nuk mund ta luftojë e vetme korrupsionin. Është e domosdoshme që shoqëria civile të bashkëpunojmë me ILDKP-në”, - theksoi ambasadori i OSBE-së. Në këtë kontekst, ai iu referua dhe zgjedhjeve vendore, që do të zhvillohen më 8 maj, ku u bëri apel qytetarëve që të votojnë integritetin. “Vetë zgjedhësit kanë mundësi që më 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit”, - theksoi Volfart gjatë pjesëmarrjes së tij në aktivitetin e organizuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ndërsa inspektori i përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me publikun, u shpreh në takim se “gjatë vitit 2010 numri i rasteve të denoncuara nga publiku për zyrtarë të përfshirë në konflikt interesi apo në fshehje të pasurisë është shumëfishuar. Falë ndërgjegjësimit të medies, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë, edhe rezultatet konkrete të Inspektoratit të Lartë kanë qenë më të larta në planin sasior dhe cilësor”. Më tej zoti Llalla theksoi se dëshira e mirë e opinionit për bashkëpunim me Inspektoratin e Lartë “na nxit të vazhdojmë me këmbëngulje të përhershme misionin tonë. ILDKP-ja i detyrohet publikut”. Aktiviteti “ILDKP me dyer të hapura” u zhvillua për tretin vit radhazi dhe tashmë ka krijuar një traditë të rëndësishme në përmbushjen e detyrimit për transparencë maksimale të institucionit.