Lin-Pogradec, drejt përfundimit bulevardi më i gjatë i Ballkanit
21/04/2011 Relacioni teknik
Gjatësia, gjerësia
Loti 2 fillon në kryqëzimin e Linit, në km 4 + 750, kalon në mbikalimin e Udënishtit, në km 15 +000 dhe përfundon në hyrje të qytetit të Pogradecit në km 22 + 400. Segmenti rrugor ka një seksion tërthor me gjerësi 9.0 m (2 x 3.5m+ 2x1.0m) të shoqëruar me ndërtimin e kënetës 2 x 0.75 m, pra realizohet një platformë prej 10.5m.
Trotuaret
I gjithë ky segment rrugor shoqërohet me ndërtimin e një trotuari nga ana e liqenit, me gjerësi 2 m duke filluar nga kryqëzimi i Linit në mbikalimin e Udënishtit në km 15 + 000 deri në hyrje të Pogradecit në km 22 + 400. Trotuari është parashikuar me ndriçim në të gjithë gjatësinë e tij. Trotuari do të realizohet me beton të stampuar për t’u përshtatur me ambientin dhe karakterin turistik të rrugës. Në vende të përcaktuara të gjithë gjatësisë së saj në rrugë do të ndërtohen edhe vendqëndrime për autobusët.
Veprat e artit
Veprat e artit përbëhen nga nënkalime rrugore dhe hekurudhore, nga mure betoni, beton/arme, gabioni, tombino katrore apo të rrumbullakëta. Ato shoqërohen me masa të tjera përforcuese si mbushje me dhe të armuar me gjeogrid apo përforcime bazamenti me gjeotekstil dhe drenazhe.
Paketa kryesore e shtresave është:
Asfaltobeton 4 cm
Binder 6 cm
Konglomerat bituminoz 6 cm
Stabilizant 20 cm
Çakëll makinerie 20 cm
2 miliardë euro për rrugën që lidh Linin me “Qytetin e Nimfave”, projekti i plotë
Diku në Juglindje, fadromat dhe makinat e transportit, po plotësojnë dalëngadalë kryeveprën shqiptare të 2011-ës, bulevardin më të gjatë të Ballkanit, atë që lidh Linin me Pogradecin. Kësisoj, duket se po jetësohet imazhi i “Qytetit të Nimfave”, siç preferon një poete pogradecare ta quajë zonën e saj. Kur ky segment kyç për turizmin shqiptar të ketë përfunduar, natyrshëm që Lazgushi i Madh, prej parajsës do vështrojë me buzëqeshje kalimtarin mbi trotuar, i cili ashtu nën muzg, ka hapur një libërth të vogël e po lexon vargjet “Perëndim i vagëlluar, mbi liqerin pa kufir…”. Projekti-realitet pritet që të shtojë ndjeshëm numrin e turistëve që dëshirojnë qetësinë, shlodhjen, gatimin e zemrën e mirë që të ofron Pogradeci. Kjo ëndërr përrallore, që u ngjiz si premtim politik i Partisë Demokratike, tashmë e ka fabulën gati, sepse protagonisti Berisha e tha fjalën e tij…Fjalë që kushton jo pak, por në euro 2 miliardë. Tashmë personazheve s’u mbetet tjetër veçse ta gëzojnë dhe ta jetojnë atë.
Bulevardi realitet
Ato 22 kilometrat e vijës gjarpëruese të asfaltit, nisin në Lin, fshatin e njohur turistik. Inxhinierët e kanë projektuar 10.5 metra të gjerë, ku 9 metra janë të destinuara për rrugë dhe 1.5 deri në 2 metra do të jetë trotuari nga ana e liqenit. Rruga do të gërryejë lehtaz fundmalin rrëzë liqenit të Ohrit, duke përshkruar fshatra si Piskupati, Hudënishti e Mëmëlishti, teksa fundin e ka në Pogradec. Aty do të lidhet me segmentin e ndërtuar tashmë që të çon në të dalë të qytetit, deri tek vendi që njihet si “1 maji”. Këtu pritet që të plotësohet tërësisht ky bulevard gjigand, pasi do të ndërtohet edhe pjesa 1 maji-Tushemisht. Trotuari është parashikuar me ndriçim në të gjithë gjatësinë e tij. Ai do të realizohet me beton të stampuar për t’u përshtatur me ambientin dhe karakterin turistik të rrugës. Në vende të përcaktuara të gjithë gjatësisë së saj, në rrugë do të ndërtohen edhe vendqëndrime për autobusët. Veprat e artit përbëhen nga nënkalime rrugore dhe hekurudhore, mure betoni apo përforcime bazamenti.
Kalo në Pogradec...s’do të iket më...
Korriku që lamë pas e gjeti këtë qytet me të paktën 40 mijë turistë të huaj e teksa ditët kalonin gushti nuk nxinte më njerëz rrugëve, trotuareve, bareve, restoranteve, shëtitoreve apo shtëpive të Pogradecit. U bënë 80 mijë. Rekord absolut. Me mbarimin e rrugës Lin-Pogradec, me siguri ky numër të paktën do të dyfishohet. Korani, që e zgjedh vetë, para se ta gatuajë kuzhinieri, sipas dëshirës tënde, ta bën me sy që atje tej. Vera e kulluar jarm, të mpin lehtaz qelizën e të lëshon trupin në kënaqësinë shlodhëse. Zhurma e ëmbël e dallgës liqenore shoqëron momentet e paharrueshme për çdokënd. Pushimet këtu janë magji. E jo më kot e përmenda në fillim poeten pogradecare, e cila pat shkruar vite më parë “Është një qytet i vogël fare, as që ekziston në glob, ai e zbut çdo shpirt rebeli, qyteti i nimfave i thonë, këtu kanë zbritur perënditë, të dehura bënë dashuri, këtu stërkala godet qiellin, e dielli tretet në perëndim...”
Kryeministri Sali Berisha
“Po shndërrojmë në realitet premtimet tona elektorale”
Më 13 gusht të vitit 2009, gjatë përurimit për fillimin e punimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge, Kryeministri Berisha nënvizoi: “Premtimet elektorale të kësaj mazhorance do të shndërrohen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në realitet. Shqipëria evropiane është destinacioni ynë, ndaj ne përmes qindra e qindra projekteve do të shndërrojmë këtë vend. Në krye të katër vjetëve do të kemi një Shqipëri tjetër”. Rruga Qafë-Thanë-Lin-Pogradec do të jetë 22 kilometra e gjatë, duke shënuar kështu bulevardin më të gjatë të vendit, pasi do të përshkojë gjithë gjatësinë e bregliqenit.
Deputeti i zonës, Fatbardh Kadilli
“Investim i rëndësishëm, do të shtojë fluksin e turistëve”
Më 12 tetor të vitit 2009, në prezantimin e projektit, deputeti i zonës, Fatbardh Kadilli, deklaroi se ky është një investim i rëndësishëm, i cili do të shtojë fluksin e turizmit në këtë qytet. Kadilli e vlerësoi këtë investim të veçantë, duke deklaruar se do të ndërtohet bulevardi më i gjatë në Ballkan. Rruga është një investim prej mbi 2 miliardë lekësh, me të cilin bregu i liqenit të Ohrit, nga Lini në Tushemisht, do të ketë një nga bulevardet më të veçanta, në rajon e më gjerë. Ndërtimi pritet të mbyllet në kohë të shpejtë, duke i dhënë pamjen turistike kësaj zone me potencial turistik.
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Luan Topçiu
“Shëtitorja Lin-Pogradec do të zhvillojë ekonominë e zonës”
Më 9 prill të këtij viti, në fjalën e tij, kandidati për kryetar bashkie të Pogradecit të “Aleancës për qytetarin” Luan Topçiu gjatë prezantimit, e përmendi edhe këtë projekt madhështor. “Shëtitorja Lin-Pogradec-Tushemisht, që do të nisë nga qeveria shqiptare është një investim strategjik dhe më i rëndësishmi i kësaj treve, gjatë gjithë historisë së saj, për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Do të bëjmë të njohur në nivel kombëtar e ndërkombëtar historinë antike, mesjetare dhe bashkëkohore të këtij qyteti”,- tha Topçiu, i cili e ka mbështetur fuqimisht këtë projekt.