Kuvend, PS: S'e votojmë amnistinë fiskale, pazar elektoral
TIRANË-Kuvendi ka nisur sot punimet e seancës plenare, ku po diskutohet nje pr/ligj shume i debatuar, ai per amnistine fiskale. Para fillimit të seancës së sotme plenare u mblodh grupi parlamentar i PS-së, i cili vendosi të mos e miratojë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, i cili, sipas opozitës, po përdoret nga qeveria për fushatë elektorale. Mazhoranca mbron pr/ligjin, PS akuzon: Pazar elektoral
ORA 11:40-TOPALLI NDËRPRET SEANCËN
Me kërkesë të grupit parlamentar të PD, Jozefina Topalli vendosi që të ndërpresë seancën plenare për ta rinisur atë në orën 12:15 min.
ORA 11:40-BODE: AMINISTIA E DOMOSDOSHME, PS NUK MORI PJESË NE DISKUTIME
Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se pr/ligji është diskutuar në komisionet përkatëse dhe se është kaluar dhe në Konferencën e Kryetarëve, por ka qënë PS ajo që nuk mori pjesë në diskutim.
Bode u shpreh se amnisti bëhen kurdo dhe kudo në cdo vend pasi sic tha ai detyrimet e kaluara nuk duhen të lejohen të vazhdojnë që qendrojnë mbi kokat e biznesit dhe ekonomisë. “Aministria dhe falja janë elementë që e bëjnë këtë pr/ligj një dosmosdoshmëri dhe shumë të mirëpritur nga biznesi”.
ORA 11:20-KODHELI: NUK JEMI KUNDËR AMINISTRISË FISKALE, POR KY ËSHTË PAZAR ELEKTORAL
Deputetja Mimi Kodheli u shpreh në seancën e sotme se opoziat e mbështet një projektligj për amnistrinë fiskale, por sic tha ajo, pr/ligji I mazhoranës ka synim elektoral dhe nuk është i plotë pasi është sjellë me shpejtësi.
“Opozita shqiptare ka vullnetin e plotë për një aministi fiskale në Shqipëri. Por, kur kemi folur dhe flasim për këtë proces nuk kemi parasysh këto 2 pr/ligje që qeveria solli para pak ditësh. Opozita kërkon një amnistri reale dhe jo populiste. Qëllimi i pr/ ligjit është përfitimi electoral dhe kjo është e padrejtë”.
Kodheli u shpreh se për këtë pr/ligj është shprehur kundër dhe komuniteti i biznesit. Kodheli tha se mazhoranca akuzon me te padrejte opoziten qe nuk e pranon kete pr/ligj.
“Së dyti ne kërkojmë një amnisti të vlefshme dhe jo spekullim me ta. Ky, pr/ligj ka ndeshur në kundërshtim të plotë me komunitetin e biznesit. Të gjitha dhomat e biznesit janë shprehur se bëhet fjalë për një për një pr/ligj të plotë, jo real që bie ndesh me interesat e tyre.
“Ju akuzoni opozitën se është kundër amnistrisë fiskale, ky është Pazar qeveritar, ju nuk e doni amnistrinë, por doni manipulime, ju kërkoni Pazar electoral”, theksoi Kodheli.
Deputetja kërkoi që mazhoranca të tërheqë nga Kuvendi pr/ligjin për amnistrinë fiskale dhe të ulen ta disktutojnë me grupet e interesit.
“Kthejeni këtë projektligj, tërhiqeni dhe le të kthehet për një diskutim transparent. Hajdeni ta diskutojmë dhe të ulemi bashkarisht dhe të biem dakort për këtë proces kaq të rëndësishëm. Ja ku janë dhe grupet e interesit ata janë gati”.
Ora 11:00-AXHENDA SOT
Me fillimin e fushatës elektorale dhe në marrëveshje të grupeve parlamentare, Kuvendi pezulloi dy javë më parë mbajtjen e seancave plenare për shkak të angazhimit të deputetëve në procesin e afërt zgjedhor të 8 majit.
Axhenda e seancës së thirrur sot parashikon shqyrtimin e dy çështjeve të rëndësishme, siç është pr/ligji “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor" (2 variante), si dhe pr/vendimi "Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit hetimor të Kuvendit". Lidhur me pikën e fundit, PS kërkoi "ngrirjen" për një muaj të hetimit parlamentar për veprimtarinë e Kuvendit, deri në përfundim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.
Para fillimit të seancës së sotme plenare u mblodh grupi parlamentar i PS-së, i cili vendosi të mos e miratojë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, i cili, sipas opozitës, po përdoret nga qeveria për fushatë elektorale.
Punimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë po ndiqen nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
(d.b/BalkanWeb)