Abuzimi, 876 mijë lekë për dieta dhe udhëtime jashtë
21/04/2011 Auditi i METE-s: Shkeljet 17.9 herë më shumë se në tremujorin e parë të 2010-ës
Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti administrata e Ministrisë së Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj kanë abuzuar me fondet publike në një vlerë të përgjithshme prej 7,9 milionë lekësh. Kjo shifër sipas raportit të Drejtorisë së Auditit të METE-s është 7.5 milionë lekë më e madhe se 3-mujori i parë i 2010-ës, ose 17.9 herë më shumë, pasi abuzimi për 3-mujorin e parë të 2010-ës ishte vetëm 445 mijë lekë. Abuzimet me fondet publike janë bërë kryesisht në dieta dhe shërbime udhëtimesh jashtë vendit, në paga dhe në qira të pambledhur ose të paarkëtuar të objekteve shtetërore. Kështu për pagat dëmi është 193 mijë lekë, shpenzimet e kryera për udhëtim e dieta brenda e jashtë vendit janë 876 mijë lekë dhe qiradhënia e pronës publike ka një dëm prej 6.9 milionë lekësh, nga të cilat 264 mijë lekë janë të paderdhura nga qiramarrësi dhe 6.643 000 lekë nuk janë derdhur në buxhetin e shtetit nga entitetet publike. Raporti thekson se për periudhën raportuese gjetjet e evidentuara paraqesin zbulimet dhe evidentimet e pa raportuara nga auditimet e kryera në periudhën e 3-mujorit të IV të vitit 2010, auditime që janë raportuar si “Auditime në proces evadimi” dhe kanë qenë praktika ende të pamiratuara nga ministri i Ekonomisë. Për këto shkelje janë dhënë gjithsej 58 rekomandime ku numrin më të madh e ka sistemi i procedurave të qiradhënies së pronës publike me 13 rekomandime dhe 20 për sistemin e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar.