Ndahet nga jeta Leka Zogu I pretendenti i fronit mbreteror

Vdekja e Leka Zogut I Berisha Te shtunen Shqiperia ne zi
Pretendenti i fronit mbreteror Leka Zogu I nderroi jete dje ne moshen 72-vjecare ne spital ku qendroi i shtruar prej disa ditesh ne reanimacionin e Neurokirurgjise ne Spitalin nr. 5 ne QSUT pasi pesoi nje fibrilacion arterial forme e aritmise. Pothuajse dy ore pas vdekjes zedhenesi i familjes mbreterore Sulejman Gjana konfirmoi se Leka Zogu nderroi jete diten e djeshme rreth ora 0845 minuta ne repartin e Neurologjise. Perfaqesuesi i Oborrit Mbreteror deklaroi se Leka Zogu mjekohej nga vuajtje multisistemike ku mbizoteronte vuajtja e zemres dhe e mushkerive. Sot ne oren 0845 ne kliniken e Neurologjise ka pushuar zemra e Naltmadhenise Leka Zogu I. Naltmadhenia pushoi se marri fryme nga vuajtja e zemres dhe mushkerive. Te premten me 25 nentor pesoi arrest kardiak dhe funksioni i zemres ishte i pamjaftueshem per te mbajtur ne pune organet jetesore. Prej disa ditesh mbreti jetonte nepermjet intubimimit. Falenderojme mjeket per sherbimin e specializuar. Familja mbreterore ngushellon popullin shqiptar per humbjen e mbretit legjitim - tha ai.
Vdekja nga arresti kardiak
Ishte ministri i Shendetesise Petrit Vasili ai qe pasi doli nga ambientet e Neurokirurgjise ku takoi edhe doktoret qe ndoqen gjendjen e te ndjerit Leka Zogu I konfirmoi se shkaku i vdekjes se pretendentit per fronin mbreteror ishte arresti kardiak. Duke dhene detaje mbi vdekjen e Leka Zogut I ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit per fronin mbreteror ka qene e renduar por eshte ndjekur ne menyre te perkushtuar nga mjeket. Vasili konfirmoi njekohesisht se ne kohen qe Leka Zogu I ka qene i shtruar ne spital eshte mbajtur me frymemarrje artificiale nderkohe qe mengjesin e djeshem mbylli syte. Rreth ores 1100 te paradites trupi i pajete i Leka Zogu I u largua nga spitali drejt rezidences mbreterore ku jane bere pergatitjet e duhura per ceremonine mortore. Prej kohesh per shkak te shendetit te perkeqesuar te favorizuar dhe nga anoreksia Leka Zogu ishte terhequr thuajse plotesisht nga jeta aktive politike dhe shoqerore. Ne vend te tij funksionet publike kryhen nga i biri Princ Leka dhe drejtuesit e Partise se Legalitetit te cilet jane pro monarkise. Vitet e fundit 72-vjecari levizte vetem me anen e nje karroce me rrota si pasoje dhe te nje demtimi ne kembe dhe gjendjes se pergjithshme te perkeqesuar shendetesore te tij. Leka Zogu I lindi ne 5 prill te vitit 1939 ne Tirane. Ai ishte djali i Ahmet Zogut i shpallur Mbret i Shqiperise ne ato vite. I ardhur ne jete ne 5 prill te 1939-s dy dite para pushtimit italian familja mbreterore nisi nje jete te re ne mergim. Ai shkeli per here te pare ne Tirane ne nentor te 1993-shit me nje vizite te papritur kur u ul ne aeroportin e Rinasit me nje avion privat. Pretendenti i Fronit beri nje perpjekje te pare per te ringjallur dhe ushqyer idene e monarkise ne ato vite. Ai u rikthye perfundimisht se bashku me familjen per te jetuar ne Shqiperi vetem ne qershor te vitit 2002.
Ngushellimet e politikes shqiptare
Berisha Humbje e madhe per kombin e shtuna dite zie kombetare
Kryeministri i vendit Sali Berisha e cilesoi si nje humbje te madhe per vendin vdekjen e pretendentit te fronit mbreteror Leka Zogu I . Kreu i ekzekutivit theksoi ne mbledhjen e qeverise se do ti behen te gjitha nderimet qe i perkasin nje mbreti jo ne detyre ndersa dita e shtune sipas tij do te shpallet dite zie ne te gjithe vendin. Per kete qellim krijohet nje komision shteteror i kryesuar nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme zoti Haxhinasto i perbere nga ministri i Kultures ministri i Mbrojtjes dhe nje seri personalitetesh ku do te jene edhe perfaqesues te Oborrit Mbreteror. Dita e shtune do te jete zi kombetare me te gjithe spektrin e dites se zise te nivelit mbreteror - tha Berisha. Me tej ne fjalen e tij Kryeministri e vleresoi figuren e Leka Zogut I si nje mbeshtetes te madh te luftes se shqiptareve per liri. Mbreti Leka ne te gjithe jeten e tij ne mergim ishte mbeshtetesi kryesor i luftes dhe perpjekjeve te shqiptareve per liri dhe dinjitet ne Shqiperi ne Kosove ne Maqedoni ne Mal te Zi e kudo qe ndodheshin. Ishte frymezues i tyre ne kete beteje - u shpreh ai. Sipas Berishes perzenia e Leka Zogu I nga vendi ishte e padrejte dhe referendumi per monarkine ne vitin 1997 ishte i manipuluar. U veprua me parimin stalinist ju votoni votat i numeroj une.
Topi U ndame nga njeriu qe luftoi per rrezimin e komunizmit
Po ashtu ngushellime per ndarjen nga jete te pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu I erdhen edhe nga kreu i shtetit Bamir Topi i cili e cilesoi ate si nje figure qe punoi gjate gjithe jetes se tij per ceshtjen kombetare . Ne kujtesen tone kombetare kane mbetur te gjalla perpjekjet dhe roli i tij aktiv per rrezimin e sistemit komunist dhe gjate tranzicionit per lartesimin e vlerave kombetare dhe nxitjen e proceseve integruese te Shqiperise - u shpreh Topi ne mesazhin e tij.
LSI Mbreteria periudhe e rendesishme e historise kombetare
Levizja Socialiste per Integrim ka ngushelluar familjen mbreterore per humbjen e pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu I. Levizja Socialiste per Integrim vleresoi se mbreteria eshte periudhe e rendesishme e historise kombetare. LSI-ja ngushelloi te afermit e familjes mbreterore vecanerisht djalin e tij te vetem Leka Zogu II.
PDIU Leka Zogu I misheroi idene e bashkimit kombetar mbetet detyre e politikes
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ngushelloi dje familjen mbreterore dhe te gjithe mbeshtetesit e saj per humbjen e Naltmadhenise se Tij Leka Zogu I. PDIU-ja ne mesazhin e saj te ngushellimit vleresoi kontributin e familjes mbreterore ne konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me fryme patriotike nen drejtimin e Mbretit Zog I si edhe ne perpjekjet e vazhdueshme ne te mire te kombit te te birit Naltmadhenise se Tij Leka Zogu I. Sipas PDIU-se jeta ne mergim nuk e ndaloi Leka Zogun I ne perpjekjet e tij per atdheun dhe bashkimin kombetar. Ai u kthye ne simbolin e rezistences antikomuniste gjate regjimit diktatorial ne Shqiperi duke i dhene figures se tij nje rendesi historike. Leka Zogu I ashtu sikurse edhe i ati i tij mbante titullin Mbret i Shqiptareve duke misheruar me se miri idene e bashkimit kombetar dhe nevojen e te gjithe shqiptareve per te qene te bashkuar. Keto jane arsye te mjaftueshme qe familja mbreterore te gezoj nje status te vecante sikurse ne shumicen e vendeve te botes cka ende eshte nje detyre per tu plotesuar nga qeveria shqiptare. PDIU-ja ngushellon familjen mbreterore dhe ne vecanti princin Leka Zogu II per kete humbje - theksohej ne mesazhin ngushellues te PDIU-se.
Komision i posacem shteteror per funeralin e Leka Zogut I
Nje komision i posacem shteteror do te organizoje funeralin e pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu I i cili u shua nderroi jete dje ne mengjes. Qeveria miratoi ne mbledhjen e saj organizimin e ceremonise funerale shteterore ndersa e shtuna po me vendim qeverie u shpall dite zie kombetare. Sipas vendimit komisioni shteteror do te perbehet nga z. Edmond Haxhinasto zevendeskryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme z. Aldo Bumci minister i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve z. Arben Imami minister i Mbrojtjes nje perfaqesues i Oborrit Mbreteror Shqiptar nje perfaqesues i protokollit te shtetit nje perfaqesues i protokollit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise. Ceremonia e homazheve te organizohet diten e shtune date 3.12.2011 ora 1000 deri 1200 ne mjediset e salles se seancave plenare te Kuvendit te Republikes se Shqiperise. Shpenzimet e varrimit dhe te ceremonialit te perballohen nga buxheti i vitit 2011 miratuar per Ministrine e Puneve te Jashtme. Ngarkohet Ministria e Puneve te Jashtme per zbatimin e ketij vendimi theksohej ne vendimin e ekzekutivit. Sa i takon zise kombetare ne vendimin e qeverise bazuar ne nenin perkates te Kushtetutes thuhet se ne te gjitha institucionet shteterore dhe publike do te ulet flamuri kombetar ne gjysme shtize dhe ne oren 1200 do te mbahet nje minute heshtje. E sikunder e kerkon edhe protokolli Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjate zhvillimit te ceremonialit do te transmetoje muzike funebre.
Jeta e veprimtaria e Leka Zogut I
Leka Zogu I erdhi ne jete me 5 prill 1939 vetem dy dite para pushtimit fashist pasi familja e tij la Shqiperine duke shenuar nje sage arratie dhe zhvendosjesh ne disa shtete e kontinente. Familja mbreterore kaloi permes Greqise ne Turqi e me pas ne vitin 1941 ajo u strehua ne Angli. Me 5 prill 1957 kur Princi Leka mbushi plot 18 vjec Mbreti Zog e shpalli ate trashegimtar te kurores mbreterore ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te familjes mbreterore dhe te Shqiperise te ftuar enkas. Pas marteses me australianen Suzan Kulen Ward pretendenti per fronin u zhvendos ne Spanje e vite me vone ne Johanesburg ne Afriken e Jugut. Pavaresisht distances Mbreti Leka do te vazhdonte perpjekjet e tija me qellim qe te arrinte clirimin dhe perparimin e vendit. Ai do te deklaroje ne nje interviste se Nje mbret i merguar ka vecse nje deshire te kthehet ne vater. Une jam shqiptar dhe deshiroj te jetoj ne token e te pareve - pohoi ai. Ndryshimet politike i dhane shprese Zogut te kthehej ne vendlindje. Por ne Shqiperi ishte ende ne fuqi ligji i miratuar ne vitin 1946 qe ndalonte hyrjen e familjes mbreterore. Ne nentor te vitit 1993 ai do te zhvillonte nje vizite te shkurter ne Tirane e cila nuk shkoi sipas planit per shkak te keqkuptimeve qe pati mes perfaqesuesve te oborrit mbreteror dhe policise shqiptare. Gjate kesaj kohe Mbreti Leka shprehu synimin e tij per mbajtjen e nje referendumi per formen e regjimit i cili u zhvillua me ne fund ne vitin e trazuar 1997 ne nje moment te veshtire per vendin. Pas votimit per referendum dt. 29 qershor 1997 fitorja e qarte u mohua nga komisioneret e majte te cilet deklaruan se Monarkia kishte fituar vec 20 te votave. Ne qershor te vitit 2002 Mbreti Leka I ne respektim te nje kerkese te bere prej 76 deputetesh te Kuvendit te Shqiperise merr vendimin qe te kthehet pergjithmone ne atdhe. Pas ketij viti Leka Zogu dhe familja e tij u integrua ne shoqerine shqiptare dhe tashme edhe protokolli shqiptar e ka te perfshire statusin e kesaj familjeje.