Talio Gorbacovi Berishes Puna reale ka sjelle ndryshimet ne Shqiperi
Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov i cili ndodhet ne vendi tone si i ftuar nderi ne Kampionatin Boteror te Shahut per Femra u prit diten e djeshme nga Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Gjate takimit kreu i qeverise shqiptare shprehu vleresimet me te larta per Gorbacovin duke theksuar se ai eshte nje nga personalitetet nderkombetare me popullore ne vendin tone. Gjithashtu ai e vleresoi ish-presidentin e fundit te BS-se si nje nga personat qe hapi nje epoke te re jo vetem per vendin e tij por per te gjithe Evropen dhe boten. Nder vendet e kombet ish-komuniste shqiptaret kane ndjekur me admirim e vemendje te madhe te gjitha levizjet tuaja te cilat kane pasur rendesi historike per nxjerrjen e ketyre popujve nga diktatura - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij qendrimi i mbajtur nga Gorbacovi pas renies se murit te Berlinit eshte nje veper qe nuk do ta harroje askush ne Evropen Lindore. Midis nomenklatures dhe popullit ju zgjodhet popullin - iu drejtua Kryeministri Berisha Presidentit Gorbacov. Nder te tjera kreu i qeverise tha se shqiptaret ndihen krenare qe nga vendi i hiperkolektivizimit total i ekonomise se rrenuar i investimeve te huaja te ndaluara me te ardhura per fryme 204 dollare ne vitin 1992 dhe papunesise 80 per qind eshte sot vendi qe ka pesuar ndryshime rrenjesore me te ardhura per fryme 8000 dollare me rritje 316 per qind te investimeve te huaja me nje ekonomi reale qe i rezistoi recesionit. Nga ana e tij Presidenti Gorbacov shprehu kenaqesine qe vizitonte Shqiperine duke theksuar se deshira per te vizituar Shqiperine ka qene e hershme. Une jua kam pasur shqiptareve borxh kete vizite dhe tani e shleva ate - theksoi Gorbacovi. Ai u shpreh se ndiehej i prekur nga mikpritja qe i eshte rezervuar dhe vleresimet e Kryeministrit dhe shqiptareve. Ndersa pergezoi Kryeministrin per arritjet e Shqiperise gjate gjithe ketyre viteve si dhe i shprehu Kryeministrit vleresimin per kontributin ne jeten politike te vendit dhe transformimin e tij ne keta 20 vjet. Ju jeni nje politikan real dhe kjo eshte e rendesishme per vendin - tha me tej Gorbacov. Ndersa gjate takimit me Kryeparlamentaren Topalli kjo e fundit shprehu kenaqesine e vecante te vizites se Gorbacovit ne Shqiperi. Sipas saj Gorbacovi ne vendin tone njihet si nje hero i hekurt i cili ndryshoi rrjedhen e historise dhe hapi nje epoke te re per Evropen Lindore dhe per boten.