E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta balerina e preferuar e Stalinit

 

U nda nga jeta në moshën 92-vjeçare Olga Lepeshinskaya, prima balerina e Balshopi Teatër të Moskës. Gjatë viteve '30-'40, kur ajo ishte një yll i vërtetë mësohet të ketë qenë balerina e preferuar e Stalinit, e përfolur edhe si e dashura e tij. Ka marrë çmimet më të mëdha në kohën e Stalinit dhe trëndafila të kuq shkonin në dhomën e saj të zhveshjes nga udhëheqësi sovjetik. Virtuoziteti i saj i jashtëzakonshëm e bëri atë yllin e teatrit të madh rus. Ajo tërhoqi vëmendjen e diktatorit për interesin e saj për partinë Komuniste dhe Stalini e ngriti atë në modelin e balerinës sovjetike. Megjithatë, kjo nuk e mbrojti burrin e saj të parë, të cilin Stalini e burgosi si komplotist. Si e preferuara e diktatorit, Lepeshinskaya kërcente brenda Kremlinit në mbrëmjet luksoze që zhvilloheshin atje. Mori katër çmime "Stalin", mori titullin "Artiste e Popullit" dhe të tjera çmime mirënjohjeje mori nga Gjermania, Hungaria, Ish-Jugosllavia, Suedia, madje dhe nga Shqipëria. Në moshë madhore, ajo do ta shihte Stalinin me një sy kritik, duke e quajtur atë "hakmarrës dhe njeri të keq".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›