E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Asamblesë turke viziton Shkodrën

 

Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, kreu i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Kuksal Toptan, u ndal në Shkodër. Ai ka zhvilluar takime me pushtetarët vendorë, ku ka cituar lidhjet e hershme të miqësisë mes Turqisë dhe Shkodrës në veçanti. I shoqëruar dhe nga kryeparlamentarja Topalli, Toptan ka bërë homazhe pranë memorialit të Hasan Riza Pashës, komandantit turk i cili u vra në Shkodër gjatë luftës për mbrojtjen e qytetit nga pushtimi malazez. Nga ana e tij, Toptan, i cili shoqërohej nga bashkëshortja në këtë vizitë, shprehu falënderimet për mikpritjen e bërë në Shqipëri e veçanërisht në Shkodër. Sipas tij, janë krijuar kushtet që biznesmenët turq të vijnë edhe më shumë në Shqipëri dhe të investojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›