E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta baritoni Pëllumb Katroshi



Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këngëtari shqiptar, (baritoni) Pëllumb Katroshi. Ai u lind në Tiranë më 22 Tetor 1938. Studimet për kanto i kryen në vitet 1957-1961 pranë Liceut Artistik J. Misja, në Tiranë, në klasën e pedagoges bullgare V. Bekerxhieva. Njëkohësisht vazhdon të punojë si korist dhe solist në Ansamblin Artistik të Ushtrisë (1958-1968). Më vitin 1966 fillon studimet e larta për kanto pranë Institutit të lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë, në klasën e LL. Kaçaj dhe po këtë vit emërohet solist pranë TOB. Në këtë institucion, në të cilin vazhdon të punojë deri sa del në pension, në vitin 1992, realizon me sukses me dhjetra role nga operat shqiptare dhe nga repertori operistik botëror si dhe qindra koncerte vokale dhe recitale si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Repertori i tij përbëhet nga vepra të të gjitha gjinive, arie, romanca, këngë, këngë masash, këngë popullore dhe të përpunuara si dhe pjesë koncertore, dhe është materializuar në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, në Koncertet e Majit, festivalet e Këngës në RTSH, festivalet e romancave, Konkurset e këngëtareve lirikë, etj. Ndër rolet e realizuar me mjeshtëri të lartë artistike nga baritone Pëllumb Katroshi, përmendim; Frani – opera “Përtej mjegullës”, Ali Pashai – opera “Skënderbeu”, Ademi – opera “Mrika”, Kështjellari – opera “Borana”, Kristo – opera “Lulja e Kujtimit”, Escamilio – opera “Carmen”, Baroni – opera “Traviata”, Benoit – opera “La Boheme”, Alfio – opera “Cavalleria Rusticana”, Bartolo – opera “Il barbiere di Sevilja”. Zëri I tij prej bas – baritone, me një timbrikë të pastër tingëlluese, me rregjistër të plotë, ka përballuar të gjitha rolet që I janë ngarkuar nga opera. Është karakterizuar nga vërtetësia e rolit, sinqeriteti në interpretim, ka ditur të japë karaktere të ndryshme, sin ë operat shqiptare ashtu edhe ato të repertorit botëror operistik. Në këtë jetë të gjatë skenike është nderuar me çmime, medalje, si dhe me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë.

27 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›