E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genti Tavanxhiu “rrëmben” çmimin e skulpturës në Kinë



Skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu fiton çmim për skulpturën e tij “Spirit of Olimpipcs”, pas një turneu madhështor që zgjati plot tre vite dhe u zhvillua në qytete të ndryshme të Kinës, si
Makao, Tianjin, Xiamen, Zhengzhou, Changchun, Taiyuan, Shijiazhuang, Ningbo, Nanning, Shenzhen, Hong Kong, por edhe jashtë saj në Seul, Londër, Los Anxhelos, Lozanë, Atlanta, Gjeorgji, Gisborne, Romë, VVellington, Barcelonë dhe Sidnej.
Komiteti organizator i lojërave olimpike “Pekin 2008” ka konfirmuar lajmin se konkursi i skulpturës mbriti tashmë në fazën finale të tij, ku më 31 maj 2008, në Pekin do të shpërndajë çmimet me rastin e hapjes të evenimentit më të madh sportiv botëror. Si çmime për pjesëmarrësit do të shpërndahen 29 kupa të arta, të argjendta e të bronzta, si dhe 50 medalje për artistët që morën pjesë në këtë kompeticion madhështor që zgjati plot tri vjet. Pra një nga finalistët e këtij konkursi është edhe skulptori shqiptar me origjinë nga Shkodra, Genti Tavanxhiu me skulpturën e tij në inoks, të titulluar “Spirit of Olimpipcs”.

Çmime të fituara nga Genti Tavanxhiu

2008 - 2008 Olympics Landscape Sculpture Designs Contest – Beijing (China)
2005 - 7° Stone Sculpture Symposium – Morges (Suisse) , spécial Prix de jury
2002 - V ° Premio Internazionale D’Arte”Ermano Casoli”dedicata a Sacro e Profano – Serra San Quirico (Italy) , Special Prize for the Particular Fantasy e Creation.
2001 - I° Symposium International de Sculpture – Castelraimondo, (Italy ), 2° Prize.
2000 - 2° International Sculpture Competition “La Giovane Scultura” – Montefiore Conca, (RN). Italy 1° Prize
1999 - I° International Sculpture Competition – Castelraimondo, (Italy )- 2° Prize.

27 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›