Ndahet nga jeta poeti i njohur disident Zyhdi Morava

Tiranë, 9 korrik, NOA Një figurë e rëndësishme e letrave shqipe është ndarë nga jeta para pak minutash, duke shënuar një humbje të re në këtë fushë, pas asaj të Gjergj Zhejit pak javë më parë.
Këtë herë, fjala është për ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve, Zyhdi Morava, i cili siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA është ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare.
I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve 90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë...Të dhëna për shkrimtarin
Datëlindja: 14.03.1946
Vendlindja: Gracë, Devoll
Vendbanimi: Tiranë
Autorë të preferuar: Mitrush Kuteli, Mikail Shollohov
Dënimi i parë: 22 prill 1971 për agjitacion e propagandë. I ndalohet
botimi
1977 1985 kryen pesë vjet burg në Spaç
1982 - 1991 ka punuar si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor
në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh
Në prill 1991, gazetar tek gazeta sindikaliste
Në vitin 1992, kryeredaktor i gazetës E vërteta, gazetë e sindikatave të
pavarura të Tiranës
Në vitin 1993, drejtor i Hotel Dajti
Në 1994, drejtor i Ndërmarrjes së Prodhimeve të imta plastike
1995 2000, zëdhënës shtypi në Bashkinë e Tiranës
Pozicioni: Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Krijmtari letrare
1991 Vëllimi me poezi
Autoportret
1992 Dashuritë e mia, poezi
1994 Shpirtra të uritur, tregime Armiqtë e dashurisë, roman
1995 Puthje pa fund, poezi Vjeshtë e një burri, tregime
1996 Për atë që iku, poezi Ujku i natës së fundit, roman
1997 Dashuri në dy stinë, roman Tërbimi, roman
1998 Dy herë tradhti, tregime Qefini i hënës, poezi Ky jam unë,
1999 Udhë të humbura, roman
2000 E papritura, tregime
2001 Hingëllimat e shiut, poezi
2003 E veçanta e një dashurie, roman 99 poezi dashurie
2004 Një grua e ndershme, novelë Bashkëshort i çmendur, roman Burri i të
dashurës sime, roman E zhdukura, roman
2005 Historia e një vajze, roman Gati për botim: Vëllimi me poezi
Ngashërimet e vjeshtës, romani Ajo dhe të tjerët
Në 2004-ën, fitues i Pendës së Argjendtë nga Ministria e Kulturës për
romanin E veçanta e një dashurie
Më poshtë vijon intervista dhënë të përditshmes
Tirana Observer kur u zgjodh kreu i LSHA
Të dhëna për shkrimtarin

romanin E veçanta e një dashurie.
Zyhdi Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën agjitacione propagandë si shkak i poezive që shkruante. Ndërsa gjatë periudhës së viteve 1982-1991 punoi si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh.
Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.
Ndërkaq, para dy vitesh, ai do të implikohej në një incident, aspak të këndshëm, siç ishte ai i kapjes së tij në kufirin italian me Austrinë, me 9 kilogramë kokainë.
Lajmi u konfirmua në atë periudhë
nga ANSA,
sipas së cilës, shkrimtari e kishte fshehur në dyert e makinës, ndërsa
vlera e
drogës së sekuestruar, u tha atëherë se kapte shumën prej 4 milionë
eurosh.
Më poshtë vijon intervista dhënë të përditshmes Tirana Observer kur u zgjodh kreu i LSHA
Zyhdi Morava fillon
zyrtarisht punën si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I zgjedhur
nga vetë anëtarët e Lidhjes në Kuvendin e së shtunës në Muzeun Kombëtar,
fituesi i Pendës së Argjendtë në vitin 2004, në konkursin e shpallur nga
Ministria e Kulturës, Morava duket edhe më energjik teksa merr
përsipër detyrën e re. Por kush është Morava dhe cili është
kontributi i tij në letërsinë shqipe? Në një intervistë për Tirana Observer,
ai rrëfen jetën e tij që nga fëmijëria deri sot, 20 vitet kur nuk iu lejua të
botonte nga regjimi dhe punët e ndryshme që është detyruar të bëjë përgjatë
viteve.
Si dhe kur ka lindur pasioni juaj për librin. Çfarë kujtoni konkretisht nga
fëmijëria juaj dhe si ka ndikuar ajo në Zyhdiun si shkrimtar?
Që në fëmijëri pasioni im ishin librat. Me sa duket ky pasion ishte prelud
i shkrimtarit të ardhshëm. Përrallat ruse, përralla të ndryshme kineze etj.,
ishin kontaktet e mia të para me letërsinë. Ishte fillimi i viteve, 60,
atëherë isha 14 vjeç, kur njoha dhe u dashurova pas letërsisë ruse dhe asaj
franceze. Tregimin e parë e botova kur isha 20 vjeç, në kohën që isha ushtar.
Kurse vëllimin e parë me tregime Nëpër rrugë e kam botuar në moshën
24-vjeçare. Fëmijëria ime ka qenë tërësisht e varfër nga ana ekonomike dhe shumë
e pasur me çapkënllëqe e prapësira. Sa më shumë shtyhem në moshë, aq më shumë e
ndiej të më afrohet ajo dhe mbresat e asaj periudhe, të cilat kam ndërmend ti
hedh në librin e parë të disa librave biografikë që do të shkruaj, libër të
cilin mendoj ta titulloj Fëmijëria ndryshe.
Pasi botuat vëllimin tuaj të parë me tregime, mund të thuhet që kishit
hedhur hapin e parë drejt të qenit shkrimtar. Si vazhdoi më vonë kjo udhë?
Ndërkaq kisha krijuar njohje me disa shkrimtarë të rinj në Tiranë si: Bedri
Myftari, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Ahmet Golemi, Pirro Kuqi. Ishim një
grup të rinjsh që rrinim shumë kohë bashkë. Kishim të njëjtin shqetësim dhe
pasion: letërsinë, shije të përafërta dhe ëndrrën e madhe që ka çdo i ri për
tu bërë shkrimtar i njohur. Pa asnjë ndikim të jashtëm dhe pa asnjë shkak të
brendshëm, në këtë grupim secili prej nesh kishte prirjen e vet, por kishte të
përbashkët tendencën për të dalë nga klishetë e rea